Kalaja Talent Consulting kerkon te punesoje Arkitekt Projektimi.
Drejton dhe koordinon fazat e planifikimit dhe zhvillimit të projekteve arkitektonike dhe komplekse.
Siguron koordinimin e projektit arkitektonik me projektet konstruktive dhe instalatore (mekanike, elektrike dhe hidraulike – MEP).
Përgatit dhe zhvillon vizatimet e projekt-zbatimit, duke integruar saktë të gjitha projektet teknike.
Harton detajet arkitektonike dhe teknike të projektit, në bashkëpunim me stafin teknik, nënkontraktorët dhe furnitorët.
Siguron përputhshmërinë e projektit me legjislacionin, rregulloret në fuqi dhe standardet e projektimit.
Bashkëpunon me eprorin dhe institucionet përkatëse për reflektimin e komenteve dhe plotësimin e kërkesave institucionale.
Bashkëpunon me Departamentin Teknik për përgatitjen e dokumentacionit të tenderimit, përfshirë vizatimet, preventivat e sasive dhe specifikimet teknike.
Ndjek realizimin e projektit në përputhje me zgjidhjet teknike, afatet dhe buxhetin e përcaktuar.
Përgatit dokumentacionin arkitektonik “As-Built” dhe siguron përditësimin e materialeve të projektit sipas ndryshimeve të realizuara.
Mbikëqyr dhe koordinon punën e arkitektëve juniorë dhe stafit të dizajnit grafik, duke garantuar përmbushjen e kërkesave të projektit.
Bashkëpunon me Departamentin e Marketingut dhe Shitjeve për përgatitjen e materialeve grafike dhe dokumentacionit prezantues të projektit.
Koordinon ndryshimet në projektet arkitektonike dhe instalatore, si dhe bashkëpunon me Departamentin Teknik për vlerësimin e kostove përkatëse.
Kryen kontrolle periodike në kantier për të verifikuar ecurinë, cilësinë dhe përputhshmërinë e punimeve me projektin e miratuar.
Përgatit dhe përditëson albumet e shitjes së njësive, duke siguruar saktësinë e informacionit arkitektonik dhe grafik.
Raporton periodikisht te eprori mbi ecurinë e projektit, problematikat e evidentuara dhe zgjidhjet e propozuara.
Diplomë e arsimit të lartë në Arkitekturë (Bachelor dhe Master).
Minimumi 5 vite përvojë pune në fushën e arkitekturës, preferohet në kompani ndërtimi.
Përvojë në projektimin dhe ndjekjen e projekteve komplekse dhe polifunksionale.
Njohuri shumë të mira të AutoCAD dhe programeve të përpunimit grafik.
Njohuri dhe përdorim i programit Revit.
Njohuri të mira të gjuhës angleze dhe italiane.
Aftësi shumë të mira organizative, analitike dhe koordinuese.
Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe bashkëpunimi me ekipe multidisiplinare.
Aftësi për të menaxhuar disa detyra njëkohësisht dhe për të respektuar afatet e përcaktuara.
Vëmendje ndaj detajeve, saktësi dhe përgjegjshmëri profesionale.

Burime Njerezore · Tirane
Kalaja Talent Consulting Sh.p.k është një kompani e cila ofron konsulenca në sektorë të ndryshëm,kryesisht ne atë të shitjes,përzgjedhje stafi për biznese në të githë Shqipërinë dhe jashtë saj dhe trajnime në fusha të ndryshme.I përberë nga një ekip me një eksperiencë shumëvjecare në sektorin e shitjeve,burimeve njerëzore dhe marketingut Kalaja Talent Consulting siguron rezultatet maksimale për bashkëpunëtorët e saj.
Ne jemi këtu për të ndihmuar individët dhe kompanitë per te realizuar objektivat përkatëse.
Kalaja Talent Consulting i siguron bashkëpunëtorëve rezultate maksimale duke i ofruar këshilla dhe udhëzime të specializuara për të realizuar pritshmërite e tyre.Përmes trajnimeve ne ndihmojmë në përmirësimin e performancës së punonjësve ekzistues dhe atyre te rinj duke zhvilluar aftësitë e tyre dhe duke i përshtatur ata më mirë me nevojat e organizatës.
Misioni ynë është të ndihmojmë individët dhe organizatat të arrijnë suksesin e tyre duke ofruar shërbime të cilësisë së lartë dhe të personalizuara. Ne jemi përkushtuar për të ndërtuar lidhje të qëndrueshme me bashkepunetorët tane, duke vlerësuar integritetin dhe transparencën në çdo aspekt të veprimtarisë sonë.
Kalaja Talent Consulting Sh.p.k është themeluar në Tiranë,Prill 2024 nga Klejti Kalaja pas shumë vitesh eksperiencë në shitje, menaxhim dhe burime njerëzore.