
GOTECH
GoTech kerkon te punesoje Punetorë Magazine.
Përgjegjësitë kryesore
Ekzekuton si duhet shkarkimin, vendosjen dhe ngarkimin e mallrave në kohën e duhur.
Njeh shumë mirë të gjitha produktet që arrijnë dhe që magazinohen, përfshirë sasinë, cilësinë dhe brishtësinë e tyre.
Siguron raportim të saktë e të menjëhershëm të pranimit të mallrave tek eprori direkt për çdo problem që mund të ndodh në lidhje me ndonjë nga produktet gjatë shkarkimit, ngarkimit dhe / ose magazinimit.
Kryen sistemimin dhe paketimin e produkteve për transport;
Kryen pastrimin dhe sistemimin e vendit të punës;
Kryen dorezimin e produktit te dale nnga magazina tek klienti perfundimtar dhe eshte pergjegjes per cdo problem gjate transportimit;
Kryerjen e transporteve dhe dorezimin (ngjitjen) e produkteve per shitjet per klient te dyqaneve GoTech per zonen Durres-Tirane;
Zbaton rregullat e sigurimit teknik dhe të mbrojtjes së mjedisit;
Punëdhënësi mund t’i caktojë punëmarrësit edhe detyra të tjera, të bazuara në nevojat e kompanisë

Retail · Tirane
GoTech Electronics, është pjesë e Duka Group e cila operon në tregun Shqiptar që nga viti 1995 si distributor ekskluziv i paisjeve elektroshtëpiake. Që në fillimet e saj ka bashkëpunuar me markat më prestigjoze Italiane si “Indesit”, “Ariston”, “Hotpoint-Ariston” dhe me kompani mjaft të njohura në fushën e elektroshtëpiakeve si: Indesit Internatinal Company Itali, Thermo Sanitary Group Itali, Elica Spa Itali etj.
Nga viti 2009, GoTech është prezent me 22 dyqane ne te gjithe vendin. Aktualisht gjendemi ne Tirane, Durres,Lezhe, Puke, Peshkopi, Kukes, Pogradec, Korce, Lushnje, Elbasan, Kavaje, Shkoder, Lac, Fier, Fushe-Kruje, Belsh, Bushat . Gjithashtu mbulon qe nga viti 1995 e deri me sot, tregun e shumices ne te gjithe vendin, duke i dhene mundesine te gjithe Shqipetareve te perfitojne nga cilesia e produkteve qe GoTech tregton.