
WELL ALBANIA
Përshkrimi
WELL SH.P.K., pjesë e Alkos Group, për rrjetin e tij drugstore dhe në kuadër të zgjerimit të aktivitetit për zonën e Lushnjes, kërkon të rekrutojë punonjës të kualifikuar në pozicionet:
ZV. MENAXHER DYQANI
PËRGJEGJËS TURNI (F/M)
FUNKSIONI BAZË DHE QËLLIMI I PËRGJEGJËSIVE
Zëvendës Menaxheri Dyqanit është përgjegjës për menaxhimin e përditshëm të dyqanit dhe mbarëvajtjen e tij në përputhje me standardet e vendosura nga kompania.
Përgjegjës Turni (F/M) është përgjegjës për menaxhimin dhe motivimin e stafit, ndjekjen me rigorozitet të detyrave të përditshmërisë së dyqanit në përputhje me udhëzimet e kompanisë, është pikë kontakti dhe përfaqësimi i dyqanit në mungesë të menaxherit.
DETYRAT
Menaxhimi dhe motivimi i stafit si dhe ndjekja me rigorozitet e disiplinës në punë;
Maksimizimi i produktivitetit të dyqanit, fokusi tregtar dhe ndërmarrja e veprimeve për të arritur nivelin më të lartë të përfitueshmërisë së dyqanit;
Ecuria e performancës dhe rritja, përmes ekzekutimit të shkëlqyeshëm operacional dhe komercial;
Vendosja dhe mirëmbajtja e standardeve të larta për paraqitjen e dyqaneve dhe tregtimin vizual në përputhje me standardet e kompanisë;
Kanë në fokus arritjen e indikatorëve të performancës së vendosur;
Mbledhja, filtrimi dhe dërgimi i porosive ditore;
Zgjerimi i klientelës, nëpërmjet sjelljes së risive dhe rritja e ndërgjegjësimit për brand-in e kompanisë;
Kujdeset për mirëmbajtjen e produkteve dhe mirëorganizim e tyre;
Bën sistemimin e mallit nëpër rafte apo hapësirat e caktuara;
Kujdeset që çdo artikull i raftit të jetë i pajisur me çmimin përkatës;
Kontrollon ekspozimin për të mbushur stokun dhe angazhohet në sistemimin e stokut në rregullin e kërkuar;
Kontrollon produktet e rafteve për skadencat dhe i raporton ato tek përgjegjësi, menaxheri;
Kontrollon, evidenton dhe vendos përkthimet në shqip të produkteve që nuk e kanë atë;
Asiston klientët në proçesin e blerjes me çfarë ata kanë nevojë;
Raportimi mbi ecurinë e punës;
Kërkesat e profilit
Kualifikimet
Kriteret dhe aftësitë e kërkuara:
Edukimi: Arsimi i lartë, profili Ekonomik/Finance;
Eksperiencat e punës: Minimum 1 vit përvoje pune në pozicion të ngjashëm;
Kualifikime të tjera:
Njohuri shumë të mira të paketës Office (Word, Excel);
Metodik dhe i organizuar;
Ndershmëri dhe integritet;
Fleksibilitet për pune me 2 turne
Tjetër (Opsionale)
Ne ofrojmë:
Pagë motivuese;
Atmosferë miqësore dhe dinamike;
Kontratë të rregullt pune;
40 orë pune në javë;
Vlerësim sipas performancës;
Leje vjetore;
*Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të lartë sipas Ligjit Nr. 124/2024 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”

Retail · Tirane
Our Mission & Our Vision
Our mission, Beauty & Care, is to offer a wide and qualitative range of beauty, personal care, and home care products to fulfil our customer’s needs. We work to build excellence, long-term relationships with partners and create a positive working environment that encourages the growth and the development of our employees. Through constant innovation, we try to exceed our customers’ expectations and contribute to the wellbeing of the communities in which we operate
Our vision is to be the first choice for beauty, personal care, and household products. With a continued commitment to satisfied customers, trusted partners, and motivated employees, we aim to provide an expectational experience for all