
HR Studio
HR Studio është në kërkim të një Social Media Manager!
Kërkojmë një profesionist/e me eksperiencë, kreativitet dhe aftësi organizative, që di të ndërtojë një prani aktive në rrjetet sociale dhe ta lidhë përmbajtjen me objektivat e biznesit.
Detyrat kryesore:
· Harton dhe zbaton strategjinë e komunikimit në rrjetet sociale.
· Përgatit kalendarin mujor të përmbajtjes dhe menaxhon publikimet në Instagram, Facebook, LinkedIn dhe TikTok, sipas nevojave të kompanisë.
· Krijon tekste për postime, ide për video, reels dhe stories, duke ruajtur identitetin dhe tonin e brandit.
· Bashkëpunon me dizajnerin, videografin dhe ekipin e marketingut për realizimin e materialeve.
· Menaxhon komentet dhe mesazhet, duke siguruar komunikim profesional dhe në kohë me ndjekësit.
· Planifikon dhe ndjek fushatat e sponsorizuara në Meta Ads.
· Analizon performancën e përmbajtjes dhe fushatave, përgatit raporte dhe propozon përmirësime.
· Ndjek tendencat dhe i përshtat ato me audiencën dhe qëllimet e brandit.
Kualifikimet dhe aftësitë:
· Eksperiencë e mëparshme në pozicionin Social Media Manager ose në një rol të ngjashëm.
· Njohuri të mira të platformave sociale, Meta Business Suite dhe Ads Manager.
· Aftësi shumë të mira në shkrimin e teksteve dhe përdorim korrekt të gjuhës shqipe.
· Njohuri praktike në Canva dhe mjete për editimin e videove, si CapCut.
· Aftësi për të interpretuar treguesit e performancës dhe për t’i kthyer rezultatet në veprime konkrete.
· Kreativitet, vëmendje ndaj detajeve dhe respektim i afateve.
· Njohja e gjuhës angleze përbën avantazh.

Burime Njerezore · Tirane