Kalaja Talent Consulting kerkon te punesoje Inxhinier Zbatimi.
Mbikëqyr dhe koordinon zbatimin e punimeve në kantier, në përputhje me projektin teknik dhe standardet e përcaktuara.
Kontrollon cilësinë e punimeve dhe zbatimin e specifikimeve teknike.
Ndjek ecurinë e punimeve dhe siguron respektimin e afateve të projektit.
Interpreton projektet teknike, preventivat dhe dokumentacionin përkatës.
Koordinon punën me drejtuesin e kantierit, nënkontraktorët dhe ekipet e punës.
Monitoron përdorimin e materialeve dhe burimeve, duke synuar optimizimin e kostove.
Identifikon problematikat teknike dhe propozon zgjidhje përkatëse.
Përgatit raporte periodike mbi ecurinë e punimeve dhe dokumentacionin teknik.
Siguron respektimin e rregullave të sigurisë në punë.
Diplomë universitare në Inxhinieri Ndërtimi.
Përvojë e mëparshme në zbatimin e projekteve të ndërtimit, e preferueshme.
Njohuri të mira të projekteve teknike, metodave të ndërtimit dhe materialeve.
Aftësi për organizimin, koordinimin dhe menaxhimin e proceseve të punës.
Aftësi analitike dhe për zgjidhjen e problematikave teknike.
Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi në grup.
Përgjegjshmëri, korrektësi dhe orientim drejt rezultateve.
Njohuri të programeve AutoCAD dhe MS Office; programe të tjera teknike përbëjnë avantazh.

Burime Njerezore · Tirane
Kalaja Talent Consulting Sh.p.k është një kompani e cila ofron konsulenca në sektorë të ndryshëm,kryesisht ne atë të shitjes,përzgjedhje stafi për biznese në të githë Shqipërinë dhe jashtë saj dhe trajnime në fusha të ndryshme.I përberë nga një ekip me një eksperiencë shumëvjecare në sektorin e shitjeve,burimeve njerëzore dhe marketingut Kalaja Talent Consulting siguron rezultatet maksimale për bashkëpunëtorët e saj.
Ne jemi këtu për të ndihmuar individët dhe kompanitë per te realizuar objektivat përkatëse.
Kalaja Talent Consulting i siguron bashkëpunëtorëve rezultate maksimale duke i ofruar këshilla dhe udhëzime të specializuara për të realizuar pritshmërite e tyre.Përmes trajnimeve ne ndihmojmë në përmirësimin e performancës së punonjësve ekzistues dhe atyre te rinj duke zhvilluar aftësitë e tyre dhe duke i përshtatur ata më mirë me nevojat e organizatës.
Misioni ynë është të ndihmojmë individët dhe organizatat të arrijnë suksesin e tyre duke ofruar shërbime të cilësisë së lartë dhe të personalizuara. Ne jemi përkushtuar për të ndërtuar lidhje të qëndrueshme me bashkepunetorët tane, duke vlerësuar integritetin dhe transparencën në çdo aspekt të veprimtarisë sonë.
Kalaja Talent Consulting Sh.p.k është themeluar në Tiranë,Prill 2024 nga Klejti Kalaja pas shumë vitesh eksperiencë në shitje, menaxhim dhe burime njerëzore.