
MADCOM
Madcom po kërkon për dyqanin e saj në Golem
''Këshillues/e Shitjesh në dyqan''
Qëllimi i pozicionit
Këshillues/ja e Shitjeve në dyqan është përgjegjës/e për realizimin e shitjeve në POS. Gjatë kontaktimit me klientët paraqet një informacion të saktë mbi kompaninë, produktet e saj, çmimet, ofertat dhe realizon procesin e shitjes. Nënshkruan marrëveshje me klientët, mirëpret ankesat e tyre dhe realizon raportimin ditor.
Detyrat dhe Përgjegjësitë
Informon Supervizorin e Dyqanit për nevojat dhe kërkesat e Klientit;
Raporton te Supervizori i Dyqanit për gjithë punën që Pos kryen çdo dite (Nr e abonenteve të rinj, rinovimet, kërkesat e reja etj);
Identifikon nevojat e klientëve dhe drejtimin e klientëve drejt produktit të duhur të përshtatshëm për ta;
Informohet për produktet, paketat, procedurat brenda kompanisë (pasi i ka marë nga Supervizori i Dyqanit);
Identifikon dhe Informon Supervizorin e Dyqanit për mungesat apo shtojcat që duhen në Pos;
Siguron që të gjitha faturat e gjeneruara nga POS që mbulon të jenë prodhuar sakte sipas specifikimeve në proceduren e aprovuar të POS, dhe listës së çmimeve të aprovuara;
Sigurohet që të gjithë klientet të marrin faturat, mandat arketimet, kuponin tatimor në moment dhe këto veprime të jenë të regjistruara në sistemin financiar;
Sigurohet që në përfundim të çdo dite të bëj numërimin fizik të arkes (Cash count) dhe që të balanca e librit të arkes të printuar nga sistemi F5 të kenë të njëjtat vlera;
Sigurohet që userat e POS në sistemet e billingun dhe ato financiare F5, kasa fiskale, punojnë në çdo moment, për të mos lejuar ndërprejen e punës.
Realizon përmbushjen e objektivave të përcaktuara nga Supervizori i Dyqanit
Kualifikimet dhe Aftësitë
Të ketë përfunduar studimet;
Preferohen kandidatë me eksperience pune si Këshilues/e Shitjesh në industrinë e telekomunikacionit;
Të zotrojë në nivel shumë të mire gjuhën Angleze;
Të zotrojë shumë mirë ‘’Paketën Office’;
I/E orientuar dhe me prirje për të njohur produktet dhe shërbimet e teknologjisë së informacionit;
Aftësi shumë të mira komunikuese dhe ndërveprimi me të tjerët;
Të ketë aftësi shumë të mira për të punuar në grup.
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 , date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale".

Telekomunikacion · Tirane
Kompania Madcom është themeluar në tetor të vitit 2021 nga një skuader profesionistësh me eksperiencë të gjatë e të suksesshme në fushën e shërbimeve fix’e.
MISIONI I MADCOM
Misioni ynë është të jemi marka e preferuar e shërbimeve tona në çdo segment të tregut. Ne duam të tejkalojmë nevojat dhe pritshmëritë e të gjithë klientëve tanë duke ofruar shërbime të besueshme dhe mbështetje në cdo kohe për klientët. Kjo do të thotë gjithashtu se ne duam të ofrojmë lidhje me cilësi të lartë dhe shkallë të plotë të zgjidhjeve të internetit për të gjithë klientët tanë duke përfshirë teknologji të ndjeshme dhe me kosto efektive.