
HR Studio
HR Studio kërkon Supervizor Shitjesh – Shqipëri
Për një nga kompanitë partnere, kërkojmë një Supervizor Shitjesh me përvojë në drejtimin e agjentëve dhe zhvillimin e shitjeve në terren. Pozicioni përfshin organizimin, mbështetjen dhe monitorimin e ekipit të agjentëve në territorin e caktuar brenda Shqipërisë.
Përgjegjësitë kryesore:
· Drejton dhe koordinon punën e përditshme të agjentëve të shitjes nën supervizim.
· Përcakton objektivat individualë dhe ndjek realizimin e tyre në përputhje me planin e shitjeve.
· Organizon zonat e mbulimit, itineraret dhe planet e vizitave te klientët.
· Shoqëron agjentët në terren, identifikon nevojat për përmirësim dhe ofron trajnim e udhëzim praktik.
· Monitoron treguesit e performancës: shitjet, vizitat, klientët e rinj dhe mbulimin e territorit.
· Zhvillon marrëdhëniet me klientët ekzistues dhe mbështet ekipin në identifikimin e mundësive të reja.
· Ndihmon në negociata dhe në zgjidhjen e problematikave me klientët.
· Ndjek zbatimin e politikave tregtare, çmimeve dhe kushteve të bashkëpunimit.
· Bashkëpunon me financën për ndjekjen e pagesave dhe me logjistikën për ecurinë e porosive.
· Analizon aktivitetin e konkurrencës dhe propozon masa për rritjen e shitjeve.
· Përgatit raporte periodike për rezultatet e ekipit dhe i raporton drejtuesit të shitjeve.
Kualifikimet dhe aftësitë:
· Eksperiencë e mëparshme në shitje në terren dhe në supervizimin e agjentëve të shitjes.
· Aftësi për të drejtuar, motivuar dhe zhvilluar një ekip.
· Eksperiencë në punën me targete dhe analizimin e rezultateve.
· Aftësi të mira komunikimi, negocimi dhe organizimi.
· Njohuri të mira të Excel-it; përvoja me sisteme CRM përbën avantazh.
· Gatishmëri për lëvizje dhe udhëtime brenda Shqipërisë.
· Leje drejtimi e kategorisë B.
· Arsimi i lartë në Administrim Biznesi, Marketing, Ekonomi ose fusha të ngjashme përbën avantazh.

Burime Njerezore · Tirane