
Burger King
Kompania BURGER KING kërkon të punësojë në pozicionin Specialist/e i/e Burimeve Njerëzore (zëvendësim leje lindje).
Specialisti/ja i/e Burimeve Njerëzore është përgjegjës/e për menaxhimin e proceseve të rekrutimit dhe përzgjedhjes së kandidatëve, administrimin e dokumentacionit të punonjësve, mirëmbajtjen e databazave dhe dosjeve të personelit, si dhe për ndjekjen e procedurave administrative që lidhen me marrëdhëniet e punës në kompani.
Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore
Menaxhon procesin e plotë të rekrutimit, nga publikimi i njoftimeve të punës dhe kërkimi i kandidatëve deri në zhvillimin e intervistave, përzgjedhjen dhe onboarding-un e punonjësve të rinj.
Shqyrton CV-të dhe aplikimet, identifikon kandidatët potencialë përmes portaleve të punësimit dhe rrjeteve sociale, si dhe komunikon me ta për koordinimin e intervistave.
Administron dhe përditëson databazën e kandidatëve, formularët e aplikimit dhe dokumentacionin e nevojshëm për procesin e punësimit.
Përgatit kontratat e punës dhe dokumentacionin përkatës për kandidatët e përzgjedhur, duke ndjekur procesin e firmosjes së tyre.
Përditëson dhe mirëmban databazën, librin, dosjet dhe regjistrat e punonjësve, duke pasqyruar punësimet e reja, largimet dhe informacionin përkatës mbi listëpagesat.
Administron dhe përditëson kartelat mjekësore dhe librezat shëndetësore të punonjësve, si në format elektronik ashtu edhe në atë fizik.
Siguron saktësinë, sistemimin dhe ruajtjen e dokumentacionit të personelit, duke garantuar konfidencialitetin e të dhënave personale.
Kryen detyra të tjera të përcaktuara nga eprori i drejtpërdrejtë, në përputhje me përgjegjësitë e pozicionit.
Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara
Të ketë kryer studimet e larta.
Përvoja e mëparshme në Burime Njerëzore minimalisht 2 vite.
Njohuri të mira të Microsoft Office, veçanërisht Excel dhe Word.
Aftësi të mira komunikimi, organizimi dhe bashkëpunimi.
Saktësi, vëmendje ndaj detajeve, aftësi për të menaxhuar disa detyra njëkohësisht dhe për të respektuar afatet.
Përgjegjshmëri dhe ruajtje e konfidencialitetit të të dhënave të punonjësve.
Shënime
Të gjithë aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet sipas ligjit Nr. 9887 të vendosur nga Parlamenti i Shqipërisë mbi “Mbrojtjen e të dhënave personale’’.
Të dhënat personale të kandidatëve do të trajtohen dhe ruhen në përputhje me Ligjin nr. 124/2024 për mbrojtjen e të dhënave personale.

HOREKA-Hoteleri-Restorant-Kafe · Tirane
Every day, more than 11 million guests visit Burger King restaurants around the world. And they do so because our restaurants are known for serving high-quality, great-tasting, and affordable food. Founded in 1954, Burger King is the second largest fast food hamburger chain in the world. The original Home of the Whopper, our commitment to premium ingredients, signature recipes, and family-friendly dining experiences is what has defined our brand for more than 50 successful years.