Kalaja Talent Consulting kerkon te punesoje Shofer Administrate.
Kryen transportin e stafit dhe dokumenteve ndërmjet zyrave apo institucioneve.
Dërgon dhe merr dokumente zyrtare, materiale apo porosi sipas kërkesave të departamenteve.
Siguron që automjeti të jetë gjithmonë në gjendje të mirë teknike dhe të pastër.
Ndjek afatet e kontrollit teknik, siguracionit dhe mirëmbajtjeve periodike të automjetit.
Regjistron dhe raporton lëvizjet ditore, kilometrat dhe përdorimin e karburantit.
Respekton rregullat e qarkullimit rrugor dhe politikat e sigurisë së kompanisë.
Mbështet administratën në detyra logjistike të brendshme (p.sh. transport dokumentesh, paisjesh, materialesh).
Reagon me korrektësi dhe diskrecion ndaj çdo kërkese të stafit apo menaxhmentit.
Arsimi i mesëm.
Patentë shoferi, kategoria B (të tjera kategori janë avantazh).
Eksperiencë pune të paktën 2 vite si shofer administrate apo shofer personal.
Njohje shumë e mirë e rrugëve të qytetit dhe rregullave të qarkullimit.
Kujdes, korrektësi dhe besueshmëri maksimale.
Aftësi komunikimi dhe qëndrueshmëri nën presion.
Pamje e rregullt dhe qëndrim profesional.

Burime Njerezore · Tirane
Kalaja Talent Consulting Sh.p.k është një kompani e cila ofron konsulenca në sektorë të ndryshëm,kryesisht ne atë të shitjes,përzgjedhje stafi për biznese në të githë Shqipërinë dhe jashtë saj dhe trajnime në fusha të ndryshme.I përberë nga një ekip me një eksperiencë shumëvjecare në sektorin e shitjeve,burimeve njerëzore dhe marketingut Kalaja Talent Consulting siguron rezultatet maksimale për bashkëpunëtorët e saj.
Ne jemi këtu për të ndihmuar individët dhe kompanitë per te realizuar objektivat përkatëse.
Kalaja Talent Consulting i siguron bashkëpunëtorëve rezultate maksimale duke i ofruar këshilla dhe udhëzime të specializuara për të realizuar pritshmërite e tyre.Përmes trajnimeve ne ndihmojmë në përmirësimin e performancës së punonjësve ekzistues dhe atyre te rinj duke zhvilluar aftësitë e tyre dhe duke i përshtatur ata më mirë me nevojat e organizatës.
Misioni ynë është të ndihmojmë individët dhe organizatat të arrijnë suksesin e tyre duke ofruar shërbime të cilësisë së lartë dhe të personalizuara. Ne jemi përkushtuar për të ndërtuar lidhje të qëndrueshme me bashkepunetorët tane, duke vlerësuar integritetin dhe transparencën në çdo aspekt të veprimtarisë sonë.
Kalaja Talent Consulting Sh.p.k është themeluar në Tiranë,Prill 2024 nga Klejti Kalaja pas shumë vitesh eksperiencë në shitje, menaxhim dhe burime njerëzore.