
HR Studio
HR Studio është në kërkim të një Koordinatori/e Marketingu për një kompani partnere, i/e cili/a do të kontribuojë në planifikimin, koordinimin dhe zbatimin e aktiviteteve të marketingut, me fokus zhvillimin e markës dhe mbështetjen e objektivave të shitjeve.
Koordinimi dhe zbatimi i planeve dhe fushatave të marketingut.
Menaxhimi i komunikimit në rrjetet sociale dhe përditësimi i përmbajtjes së faqes së internetit.
Përgatitja dhe koordinimi i materialeve vizuale dhe promocionale në përputhje me identitetin e markës.
Analizimi i tregut, konkurrentëve dhe identifikimi i mundësive të reja.
Bashkëpunimi me departamentin e shitjeve për zhvillimin e aktiviteteve promocionale.
Koordinimi me furnitorët dhe partnerët e jashtëm për prodhimin e materialeve të marketingut.
Monitorimi i buxhetit të marketingut dhe përgatitja e raporteve periodike.
Vlerësimi i efektivitetit të fushatave dhe propozimi i përmirësimeve.
Diplomë universitare në Marketing, Administrim Biznesi ose fusha të ngjashme.
Eksperiencë e mëparshme në marketing, preferohet në sektorin e distribucionit ose tregtisë me pakicë.
Njohuri të mira në menaxhimin e rrjeteve sociale dhe komunikimin digjital.
Njohuri shumë të mira të paketës MS Office.
Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze dhe/ose italiane.
Njohuritë në dizajn grafik dhe përdorimin e programeve përkatëse përbëjnë avantazh.
Aftësi shumë të mira organizative, analitike dhe komunikuese.
Kreativitet, iniciativë dhe aftësi për të menaxhuar disa projekte njëkohësisht.

Burime Njerezore · Tirane