
iClear Group
iClear Group është një kompani lider në fushën e alignerëve dhe produkteve ortodontike, me seli në Tiranë dhe aktivitet në Shqipëri dhe rajon.
Për të mbështetur rritjen tonë, po kërkojmë një Finance Manager të përkushtuar që të drejtojë operacionet financiare të grupit.
Rreth rolit:
Finance Manager-i drejton planifikimin financiar, buxhetimin, raportimin dhe ekipin e financës, duke siguruar saktësinë, pajtueshmërinë dhe efiçencën e të gjitha proceseve financiare. Bashkëpunon ngushtë me CEO-n, drejtuesit e departamenteve dhe kontabilitetin e jashtëm.
Përgjegjësitë kryesore:
Hartimi i buxheteve vjetore dhe tremujore, analiza financiare dhe parashikime për vendimmarrjen e menaxhmentit
Raportim financiar i saktë dhe në kohë; koordinimi i auditimeve të brendshme dhe të jashtme
Drejtimi, mentorimi dhe zhvillimi i ekipit të financës (Finance Specialist, Treasury Specialist)
Menaxhimi i cash flow-it, likuiditetit dhe marrëdhënieve me bankat
Ndërtimi dhe monitorimi i kontrolleve të brendshme dhe menaxhimi i riskut financiar
Pajtueshmëria tatimore (TVSH, TAP, sigurime shoqërore) dhe koordinimi me autoritetet tatimore
Analiza e kostove dhe propozimi i masave optimizuese
Mbështetja e CEO-s në strategjinë financiare afatgjatë dhe analizën e projekteve të reja.
Kërkesat:
Diplomë Master në Financë, Kontabilitet, Ekonomi ose fushë të ngjashme
Certifikim ACCA, CPA ose ekuivalent – përparësi e fortë
5–7 vjet eksperiencë në financë/kontabilitet, nga të cilat të paktën 2–3 vjet në rol drejtues
Njohuri të thelluara të legjislacionit tatimor shqiptar, IFRS dhe raportimit financiar
Zotërim i avancuar i Excel-it dhe sistemeve ERP; aftësi të forta në modelim financiar
Anglisht në nivel profesional (me shkrim dhe me gojë)
Integritet i lartë, konfidencialitet dhe aftësi për të komunikuar konceptet financiare qartë te menaxhmenti jo-financiar

Mjekësore dhe Shëndetësore · Tirane
E themeluar në vitin 2013, iClear Group është
transformuar në një forcë të jashtëzakonshme në
industrinë dentare, duke konkuruar me nje produkt
vendas ne nje treg te dominuar nga kompani te
huaja. Duke kombinuar standardet superiore me çmimet
konkurruese, kemi bërë trajtimet ortodontike me
maskerina më të aksesueshme dhe të përballueshme
per konsumatorin.
Kjo qasje na ka lejuar të hyjmë në treg në mënyrë
efektive dhe të pozicionohemi nder vite si lider ne kete
segment te industrise.
Udhëtimi ynë është shënjuar nga një rritje konstante,
duke dhënë vazhdimisht rezultate të jashtëzakonshme
dhe duke vendosur standarde të reja në kujdesin
ortodontik dhe dentar.