
HR Studio
HR Studio, në bashkëpunim me një nga kompanitë partnere, është në kërkim të një Menaxhere Prokurimesh, me eksperiencë në menaxhimin e proceseve të blerjes, negocimin me furnitorët dhe koordinimin e zinxhirit të furnizimit.
Preferohet eksperiencë në industrinë e inxhinierisë elektrike, sektorin elektroenergjetik ose projektet e energjisë së rinovueshme.Kërkojmë një profesioniste me aftësi të shkëlqyera organizative, analitike dhe negociuese, të orientuar drejt optimizimit të kostove dhe sigurimit të cilësisë në proceset e prokurimit.
Planifikimi, organizimi dhe menaxhimi i proceseve të prokurimit në përputhje me nevojat dhe objektivat e kompanisë.
Identifikimi, vlerësimi dhe përzgjedhja e furnitorëve vendas dhe ndërkombëtarë.
Negocimi i çmimeve, kushteve të pagesës, afateve të dorëzimit dhe kontratave me furnitorët.
Menaxhimi i blerjeve të pajisjeve, materialeve dhe komponentëve teknikë për realizimin e projekteve.
Përgatitja dhe analizimi i kërkesave për oferta (RFQ), krahasimi i ofertave dhe përzgjedhja e alternativave më të përshtatshme.
Bashkëpunimi me departamentet teknike, inxhinierike dhe financiare për identifikimin e nevojave të prokurimit.
Monitorimi i porosive, afateve të furnizimit dhe përmbushjes së detyrimeve kontraktuale.
Optimizimi i kostove të blerjes duke garantuar cilësinë dhe standardet e kërkuara.
Përgatitja e raporteve periodike mbi shpenzimet, furnitorët dhe performancën e proceseve të prokurimit.
Diplomë universitare në Administrim Biznesi, Ekonomi, Inxhinieri Elektrike ose fusha të ngjashme.
Minimumi 3 vite eksperiencë në prokurime, blerje ose menaxhim të zinxhirit të furnizimit.
Eksperiencë në negocimin dhe menaxhimin e marrëdhënieve me furnitorët.
Njohuri të mira të proceseve të importit, logjistikës dhe dokumentacionit të prokurimit.
Aftësi shumë të mira analitike, organizative dhe negociuese.
Njohuri shumë të mira të MS Office, veçanërisht Excel.
Njohuri të mira të gjuhës angleze.
Aftësi për të menaxhuar disa procese prokurimi njëkohësisht dhe për të respektuar afatet.
Eksperienca në prokurimin e materialeve dhe pajisjeve elektrike, si transformatorë, kabllo, panele elektrike dhe komponentë elektroenergjetikë.
Eksperienca në sektorin e energjisë së rinovueshme dhe projekteve fotovoltaike.
Njohuri mbi specifikimet teknike të pajisjeve dhe materialeve elektrike.
Eksperiencë në prokurime për projekte inxhinierike, infrastrukturore ose EPC.
Eksperiencë në bashkëpunimin me furnitorë dhe prodhues ndërkombëtarë.

Burime Njerezore · Tirane