Kalaja Talent Consulting kerkon te punesoje Inxhinier Elektrik Projektues.
Projektimi teknik
Projektimi i sistemeve elektroenergjetike të tensionit të ulët, të mesëm dhe të lartë.
Projektimi i impianteve fotovoltaike dhe sistemeve të energjisë së rinovueshme.
Projektimi i kabinave elektrike, nënstacioneve, linjave kabllore dhe ajrore.
Përgatitja e skemave elektrike, vizatimeve teknike dhe llogaritjeve inxhinierike.
Dimensionimi dhe përzgjedhja teknike e pajisjeve dhe materialeve.
Diplomë universitare në Inxhinieri Elektrike, profili Elektroenergjetikë ose fusha të ngjashme.
Minimumi 3 vite eksperiencë në projektimin e sistemeve elektrike ose projekteve energjetike.
Njohuri shumë të mira të AutoCAD dhe programeve të projektimit elektrik.
Eksperiencë me ETAP, DIgSILENT PowerFactory, EPLAN, PVsyst ose programe ekuivalente përbën avantazh.
Aftësi për hartimin dhe menaxhimin e dokumentacionit teknik të projekteve.
Njohuri të standardeve teknike IEC/EN.
Aftësi për koordinimin dhe ndjekjen e disa projekteve njëkohësisht.
Njohuri të mira të gjuhës angleze.
Aftësi organizative, analitike, komunikimi dhe zgjidhjeje të problematikave teknike.

Burime Njerezore · Tirane
Kalaja Talent Consulting Sh.p.k është një kompani e cila ofron konsulenca në sektorë të ndryshëm,kryesisht ne atë të shitjes,përzgjedhje stafi për biznese në të githë Shqipërinë dhe jashtë saj dhe trajnime në fusha të ndryshme.I përberë nga një ekip me një eksperiencë shumëvjecare në sektorin e shitjeve,burimeve njerëzore dhe marketingut Kalaja Talent Consulting siguron rezultatet maksimale për bashkëpunëtorët e saj.
Ne jemi këtu për të ndihmuar individët dhe kompanitë per te realizuar objektivat përkatëse.
Kalaja Talent Consulting i siguron bashkëpunëtorëve rezultate maksimale duke i ofruar këshilla dhe udhëzime të specializuara për të realizuar pritshmërite e tyre.Përmes trajnimeve ne ndihmojmë në përmirësimin e performancës së punonjësve ekzistues dhe atyre te rinj duke zhvilluar aftësitë e tyre dhe duke i përshtatur ata më mirë me nevojat e organizatës.
Misioni ynë është të ndihmojmë individët dhe organizatat të arrijnë suksesin e tyre duke ofruar shërbime të cilësisë së lartë dhe të personalizuara. Ne jemi përkushtuar për të ndërtuar lidhje të qëndrueshme me bashkepunetorët tane, duke vlerësuar integritetin dhe transparencën në çdo aspekt të veprimtarisë sonë.
Kalaja Talent Consulting Sh.p.k është themeluar në Tiranë,Prill 2024 nga Klejti Kalaja pas shumë vitesh eksperiencë në shitje, menaxhim dhe burime njerëzore.