
HR Studio
HR Studio është në kërkim të një Asistenteje Administrative në Shitje për llogari të një kompanie partnere që operon në sektorin e argjendarisë, aksesorëve dhe orëve. Kërkojmë një profesioniste të organizuar, komunikative dhe të orientuar drejt klientit, e cila do të kontribuojë në mbarëvajtjen e proceseve administrative, menaxhimin e shitjeve dhe ofrimin e një shërbimi cilësor ndaj klientëve.
Pritja, komunikimi dhe asistimi i klientëve individualë dhe institucionalë.
Menaxhimi dhe përditësimi i databazës së klientëve.
Ndjekja e vazhdueshme e klientëve ekzistues dhe potencialë.
Regjistrimi i shitjeve në sistem dhe rakordimi i faturave.
Bashkëpunimi i përditshëm me departamentin e financës dhe menaxhimin.
Monitorimi i inventarit, stokut dhe organizimit të produkteve.
Kujdesi për prezantimin dhe sistemimin e produkteve në ambientet e shitjes.
Përgatitja e raporteve ditore të shitjeve dhe raporteve mujore të performancës.
Kontributi në realizimin e objektivave të shitjes.
Arsim i mesëm i përfunduar; arsimi i lartë në Ekonomi, Administrim Biznesi ose fusha të ngjashme përbën avantazh.
Eksperiencë e mëparshme në shitje dhe shërbim ndaj klientit.
Preferohet eksperiencë në sektorin e argjendarisë, aksesorëve ose orëve.
Njohuri të mira të paketës Microsoft Office.
Njohja e programit Alpha përbën avantazh.
Aftësi shumë të mira komunikimi, organizimi dhe menaxhimi të kohës.
Saktësi dhe përgjegjshmëri në administrimin e dokumentacionit dhe të dhënave.
Orientim drejt rezultateve dhe realizimit të objektivave të shitjes.

Burime Njerezore · Tirane