
Marina Bay
Shefi i Kontabilitetit organizon dhe mbikëqyr veprimtarinë kontabël të kompanisë, duke siguruar saktësinë e regjistrimeve, përgatitjen në kohë të raporteve financiare dhe përmbushjen e detyrimeve fiskale sipas legjislacionit në fuqi.
Detyrat dhe përgjegjësitë
Drejton punën e ekipit të kontabilitetit, ndan detyrat dhe kontrollon realizimin e tyre.
Mbikëqyr regjistrimin e faturave të blerjes dhe shitjes, arkëtimeve, pagesave dhe veprimeve bankare.
Kontrollon dokumentacionin financiar dhe rakordimet me klientët, furnitorët, bankat dhe arkën.
Organizon mbylljet mujore dhe vjetore dhe përgatit pasqyrat financiare sipas standardeve të zbatueshme.
Përgatit dhe kontrollon deklarimet tatimore, duke respektuar afatet përkatëse.
Mbikëqyr fiskalizimin dhe saktësinë e të dhënave të faturimit.
Kontrollon përputhjen e të ardhurave të raportuara nga strukturat e resortit me arkëtimet dhe regjistrimet kontabël.
Bashkëpunon me Burimet Njerëzore për kontrollin e listëpagesave dhe detyrimeve përkatëse.
Mbikëqyr regjistrimet e magazinës, inventarët dhe evidentimin e diferencave.
Kontrollon regjistrin e aktiveve dhe llogaritjen e amortizimit.
Përgatit analiza mbi të ardhurat, shpenzimet dhe devijimet nga buxheti.
Bashkëpunon me drejtuesit për planifikimin e pagesave dhe ndjekjen e detyrimeve e të arkëtueshmeve.
Përgatit dokumentacionin e nevojshëm për auditime dhe kontrolle.
Siguron ruajtjen e dokumentacionit dhe konfidencialitetin e informacionit financiar.
Kualifikimet dhe kërkesat
Diplomë universitare në Financë, Kontabilitet ose fushë të ngjashme.
Eksperiencë e mëparshme e domosdoshme si Shef Kontabiliteti ose në një pozicion të ngjashëm drejtues.
Preferohet eksperiencë në hoteleri, turizëm ose kompani me disa njësi operative.
Njohuri shumë të mira të kontabilitetit, legjislacionit tatimor dhe fiskalizimit.
Aftësi shumë të mira në Excel dhe përdorimin e programeve financiare e kontabël.
Aftësi analitike, organizative dhe drejtuese.
Saktësi, integritet profesional dhe respektim i afateve.
Njohuri të gjuhës angleze për komunikim profesional.
Kualifikimet dhe certifikimet profesionale në kontabilitet përbëjnë avantazh.

Vlore
Maritim Resort Marina Bay is the first luxury resort in Vlora, Albania – a stunning destination overlooking the Ionian Sea and the Karaburun Peninsula. Blending modern elegance with world-class hospitality, the resort offers luxury rooms and suites, infinity pools, a private beach, fine dining restaurants, vibrant bars, a relaxing spa, a lively casino, and state-of-the-art conference facilities.
At Marina Bay, we believe that true luxury is created by people. That’s why we invest in our team, offering a supportive work environment, professional training, and opportunities for growth within an international network.
Work in a 5-star international resort with global standards
Friendly and supportive team culture
Attractive benefits: competitive salary, bonuses, free meals & transportation, 1 day off per week, stable year-round employment
Career development and training with opportunities to grow internationally
Our Mission is to deliver unforgettable experiences to our guests while building a workplace where every employee feels valued, motivated, and inspired to excel.