
SEAS
Dëshironi të bëheni pjesë e një kompanie me reputacion dhe eksperiencë 20+ vjeçare në tregun e Shqipërisë? Bashkohuni me SEAS Distribution, një lider në industrinë e shpërndarjes! Si Punëtor Magazine, ju do të luani një rol kyç në menaxhimin efikas të magazinës sonë, duke siguruar që çdo produkt të mbërrijë në destinacionin e duhur në kohë.
Jo vetëm që do të fitoni përvojë në një ambient profesional dhe dinamik, por gjithashtu do të kontribuoni në mbajtjen e standardeve të larta të profesionalizmit dhe shërbimit ndaj klientit. Bashkohuni me ne dhe ndihmoni në përmbushjen e misionit tonë për të ofruar zgjidhje efikase dhe inovative në fushën e shpërndarjes.

Marketing dhe Produkte · Tirane
Seas Distribution, një kompani me eksperience mbi 20 vjecare ne tregun e Shqiperisë, ku përfaqëson marka të njohura në treg si, Hell Energy, Vincinni, Leona, Sorini, Sejega, Doxa, Avaks etj.Kompania operon me një rrjet të zhvilluar logjistike dhe një portofol të gjerë markash, duke ofruar furnizim të shpejtë, shërbim korrekt dhe mbështetje të vazhdueshme për klientët e saj.
Me staf të kualifikuar dhe partneritete strategjike, SEAS Distribution synon të ofrojë zgjidhje efikase dhe inovative në fushën e shpërndarjes, duke garantuar standarde të larta profesionalizmi dhe besueshmërie.