ROAL FOOD kërkon të punësojë Shefe Finance
ROAL FOOD është një kompani me mbi 20 vite eksperiencë në importimin dhe shpërndarjen e
produkteve ushqimore.
Jemi të pranishëm në të gjithë tregun shqiptar dhe në rajon, duke ofruar një gamë të gjerë produktesh.
ROAL FOOD ka ekskluzivitetin e markave më cilësore, për t'i sjellë ato në tryezën e çdo familjeje.
Qëllimi i punës sonë është të plotësojmë në mënyrë efikase nevojat e tregut, duke ndjekur trendet ndërkombëtare përmes inovacionit dhe zhvillimit të vazhdueshëm.
Aktualisht jemi në kërkim të stafit të ri, me energji dhe ide të reja për të kontribuar në zhvillimin e mëtejshëm të kompanisë.
Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore
Menaxhim Financiar
· Udheheq dhe mbikëqyr departamentin e financës dhe kontabilitetit.
· Harton dhe zbaton politikat, procedurat dhe kontrollet financiare të kompanisë.
· Përgatit planifikimin financiar afatshkurtër dhe afatgjatë.
· Monitoron performancën financiare dhe propozon masa për optimizimin e kostove dhe rritjen e efikasitetit.
Raportim Financiar
· Përgatit pasqyrat financiare mujore, tremujore dhe vjetore.
· Analizon treguesit kryesorë financiarë dhe raporton tek drejtuesit e kompanisë.
· Siguron saktësinë e të dhënave financiare sipas standardeve të kontabilitetit dhe legjislacionit në fuqi.
· Përgatit raporte menaxheriale për analizën e shitjeve, fitueshmërisë dhe kostove operative.
Menaxhimi i Likuiditetit dhe Cash Flow
· Menaxhon fluksin e parasë dhe nevojat për financim.
· Kontrollon pagesat ndaj furnitorëve dhe arkëtimet nga klientët.
· Monitoron nivelin e detyrimeve dhe kërkesave të arkëtueshme.
· Siguron disponueshmërinë e fondeve për operacionet e përditshme të kompanisë.
Kontabilitet dhe Fiskalitet
· Mbikëqyr proceset e kontabilitetit të përgjithshëm dhe analitik.
· Siguron deklarimin korrekt dhe në afat të detyrimeve tatimore dhe fiskale.
· Koordinon auditimet e brendshme dhe të jashtme.
· Mban marrëdhënie me autoritetet tatimore, bankat dhe institucionet financiare.
Menaxhimi i Buxhetit
· Harton buxhetin vjetor të kompanisë dhe monitoron zbatimin e tij.
· Analizon devijimet nga buxheti dhe propozon masa korrigjuese.
· Kontrollon kostot operative dhe investimet.
Mbështetje Strategjike
· Ofron analiza financiare për investime, zgjerime biznesi dhe projekte të reja.
· Mbështet menaxhmentin me informacion financiar për vendimmarrje.
· Merr pjesë në hartimin e strategjive të zhvillimit të kompanisë.
Kualifikimet dhe Kërkesat
Arsimimi
· Diplomë universitare në Financë, Kontabilitet, Ekonomi ose fusha të ngjashme.
· Kualifikime profesionale shtesë në financë ose kontabilitet përbëjnë avantazh.
Përvoja
· Minimumi 10 vite eksperiencë në financë dhe kontabilitet.
· Të paktën 5 vite eksperiencë në pozicione drejtuese financiare.
· Eksperiencë e domosdoshme në kompani distribucioni, tregtie ose FMCG.
· Njohuri të avancuara në menaxhimin e stokut, kostove logjistike dhe analizën e marzheve të fitimit.
Aftësi Personale
· Integritet dhe konfidencialitet i lartë profesional.
· Aftësi të forta analitike dhe organizative.
· Aftësi drejtuese dhe menaxhuese të ekipit.
· Orientim drejt rezultateve dhe zgjidhjes së problemeve.
Profili i Preferuar
· Formim i plotë si kontabiliste.
· Eksperiencë e konsoliduar në kompani distribucioni me volum të lartë qarkullimi.
· Maturi profesionale dhe aftësi të provuara në menaxhimin e situatave komplekse financiare.
Treguesit Kryesorë të Performancës (KPI)
· Saktësia dhe afatet e raportimit financiar.
· Menaxhimi efektiv i cash flow.
· Ulja dhe kontrolli i kostove operative.
· Përputhshmëria fiskale dhe mungesa e penaliteteve.
· Përmbushja e objektivave buxhetore.
· Efikasiteti i proceseve financiare dhe kontabël.

Retail · Tirane
Roal Food është një kompani me eksperiencë mbi 20 vite në importimin dhe shpërndarjen e produkteve ushqimore.
Jemi prezent në të gjithë tregun Shqiptar dhe Rajon me një gamë të gjerë produktesh.
ROAL FOOD ka ekskluzivitetin e brandeve më cilesore për ti sjelle në tryezat e cdo familje.
Qëllimi i punës tonë është të plotësojmë në mënyrë efikase nevojat e tregut duke ndjekur trendet ndërkombëtare përmes vazhdimësisë së inovacioneve.