Përshkrimi
ROAL FOOD kërkon të punësojë Brand Manager
ROAL FOOD është një kompani me mbi 20 vite eksperiencë në importimin dhe shpërndarjen e
produkteve ushqimore.
Jemi të pranishëm në të gjithë tregun shqiptar dhe në rajon, duke ofruar një gamë të gjerë produktesh.
ROAL FOOD ka ekskluzivitetin e markave më cilësore, për t'i sjellë ato në tryezën e çdo familjeje.
Qëllimi i punës sonë është të plotësojmë në mënyrë efikase nevojat e tregut, duke ndjekur trendet ndërkombëtare përmes inovacionit dhe zhvillimit të vazhdueshëm.
Aktualisht jemi në kërkim të stafit të ri, me energji dhe ide të reja për të kontribuar në zhvillimin e mëtejshëm të kompanisë.
Qëllimi i Pozicionit
Brand Manager është përgjegjës për zhvillimin, menaxhimin dhe rritjen e performancës së markave në portofolin e kompanisë. Ai/ajo bashkëpunon ngushtë me departamentet e shitjeve, marketingut, dhe partnerët ndërkombëtarë për të siguruar arritjen e objektivave tregtare, rritjen e pjesës së tregut dhe forcimin e pozicionimit të markës.
Përgjegjësitë Kryesore
· Zhvillon dhe implementon strategjitë e marketingut dhe shitjes për markat që menaxhon.
· Analizon performancën e markës, tregut, konkurrencës dhe tendencat e konsumatorëve.
· Bashkëpunon me ekipin e shitjeve për planifikimin dhe realizimin e aktiviteteve promocionale.
· Harton plane vjetore marketingu dhe ndjek realizimin e tyre sipas objektivave të përcaktuara.
· Menaxhon buxhetin e marketingut për markat përkatëse dhe monitoron efektivitetin e investimeve.
· Koordinon fushatat promocionale, eventet, degustimet dhe aktivitetet e tjera të marketingut.
· Mban komunikim të vazhdueshëm me furnitorët dhe partnerët ndërkombëtarë të markave.
· Përgatit raporte periodike mbi shitjet, rezultatet e aktiviteteve marketingu dhe performancën e markës.
· Monitoron disponueshmërinë e produkteve në treg dhe propozon masa për përmirësimin e shpërndarjes dhe ekspozimit.
· Siguron që identiteti dhe standardet e markës të respektohen në të gjitha kanalet e komunikimit dhe shitjes.
Kualifikimet dhe Kërkesat
· Diplomë universitare në Marketing, Menaxhim Biznesi, Ekonomi ose fusha të ngjashme.
· Përvojë pune minimum 3-5 vite në role të ngjashme, preferohet në sektorin e shitjes dhe distribucionit.
· Njohuri të mira të proceseve të shitjes, distribucionit dhe zhvillimit të markave.
· Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze; njohuria e gjuhëve të tjera të huaja përbën avantazh.
· Aftësi të avancuara kompjuterike, veçanërisht në paketën Microsoft Office (Excel, PowerPoint, Word).
· Aftësi të shkëlqyera prezantuese dhe komunikuese.
· Aftësi analitike për interpretimin e të dhënave të tregut dhe shitjeve.
· Leje drejtimi kategoria B përbën avantazh.
Kompetencat Kryesore
· Orientim drejt rezultateve dhe arritjes së objektivave.
· Aftësi negociuese dhe menaxhim marrëdhëniesh me partnerë biznesi.
· Mendim strategjik dhe komercial.
· Iniciativë, kreativitet dhe fokus në zhvillimin e markës.

Retail · Tirane
Roal Food është një kompani me eksperiencë mbi 20 vite në importimin dhe shpërndarjen e produkteve ushqimore.
Jemi prezent në të gjithë tregun Shqiptar dhe Rajon me një gamë të gjerë produktesh.
ROAL FOOD ka ekskluzivitetin e brandeve më cilesore për ti sjelle në tryezat e cdo familje.
Qëllimi i punës tonë është të plotësojmë në mënyrë efikase nevojat e tregut duke ndjekur trendet ndërkombëtare përmes vazhdimësisë së inovacioneve.