Kid Zone shpk është pjesë e BALFIN Group i specializuar në shitje me pakicë ku tregton në ambjentet e tij artikuj të ndryshëm për fëmijë si lodra, dhurata, libra, kancelari, veshje dhe aksesorë të shumëllojshëm për shtëpinë tuaj.
Balkan Finance Investment Group (BALFIN) është një nga grupet më të mëdha dhe më të suksesshme të investimeve në Ballkanin Perëndimor. BALFIN Group operon në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë dhe SHBA, duke punësuar rreth 5,000 persona.
Permbledhja e Pozicionit: Ky pozicion eshte pergjegjes per organizimin dhe monitorimin e Kasiereve dhe procesit te punes ne Arkat e dyqanit ne perputhje te plote me nevojat dhe pritshmerite e klientit si dhe standardet dhe vlerat e kompanise.
Mbikëqyr funksionimin e arkave dhe saktësinë e transaksioneve ditore.
Kujdeset për cilësinë e shërbimit ndaj klientit dhe zbatimin e standardeve të kompanisë.
Kryen mbylljen dhe rakordimin e arkave në përfundim të turnit.
Trajnon dhe mbështet stafin për një shërbim sa më efikas.
Siguron dorëzimin e të hollave dhe mbylljen e dyqanit sipas procedurave të përcaktuara.
Arsim i lartë.
Të paktën 1 vit eksperiencë pune në kasë
Njohuri bazë kompjuterike.
Njohja e gjuhëve të huaja përbën avantazh.
Aftësi të mira komunikimi, organizimi dhe bashkëpunimi në grup.

Retail · Tirane
Kid Zone shpk është pjesë e BALFIN Group i specializuar në shitje me pakicë ku tregton në ambjentet e tij artikuj të ndryshëm për fëmijë si lodra, dhurata, libra, kancelari, veshje dhe aksesorë të shumëllojshëm për shtëpinë tuaj.
Profili i Grupit BALFIN: Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë dhe SHBA, me afërsisht 5,000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.