Kompania Globe nisi aktivitetin në fushën e tregtimit të pajisjeve elektroshtëpiake dhe elektronike në vitin 2002.
Në Globe ne jemi të përkushtuar për rritjen e biznesit tonë, duke zhvilluar burimet tona njerëzore, për ti dhënë të gjithëve mundësinë të jenë pjesë e përbashkët e suksesit tonë. Ne ofrojmë mundësi që të shkëlqeni në një ekip të pasur me talente, ide, pikëpamje dhe eksperienca.
Pozicioni Vakant: Specialist/e shitje, Globe Sarandë
Detyrat
-Menaxhon proçesin e shitjeve direkte dhe punon maksimalisht për gjenerimin e klienteve të rinj;
-Njeh në mënyrë të shkëlqyer të gjitha specifikat e produkteve të sektorit ku shërben;
-Zhvillon zgjidhje të personalizuara për klientë të ndryshëm;
-Pret klientet duke i drejtuar dhe orientuar drejt produkteve të dëshiruara;
-Mirëmban sektorin e punës.
Kualifikimet
-Të ketë përfunduar arsimin e mesëm ose të lartë;
-Të ketë aftësi të shkëlqyera komunikimi;
-Të ketë njohuri të mira të gjuhes Angleze (njohja e një gjuhe tjetër përpos gjuhës angleze përbën avantazh);
-Person energjik, me iniciativë dhe këmbëngulës;
-Të ketë njohuri në përdorimin e programeve bazë kompjuterike;
-Të ketë aftësi për të punuar në Grup;
-Të jetë I disponueshëm për të punuar me turne.

Tirane
Kompania nisi aktivitetin në fushën e tregtimit të pajisjeve elektroshtëpiake dhe elektronike në vitin 2002, me showroom-in e parë “Electrolux’’ në Tiranë. Hap pas hapi, ajo u konsolidua duke arritur të jetë një nga kompanitë lider në vend. Në vitin 2007 hapet Qendra “Globe home expert” me vendndodhje në Rrugën e “Kavajës” me një sipërfaqe totale 2000 m² duke paraqitur një imazh të ri në fushën e teknologjisë, në shërbimin cilësor dhe kualifikimin e duhur të një stafi profesional.
Sot ne jemi krenarë të themi se në cdo dyqan Globe në te gjithë Shqiperinë, klientët tanë do të gjejnë gjithmonë të njëjtin standart shërbimi të dedikuar kërkesave të klientëve tanë.