Arameras Resort është në kërkim të një Recepsionisteje të përkushtuar për të bërë pjesë në ekipin tonë në zemër të Rivierës Shqiptare, në Ksamil. Ky rol ofron një mundësi unike për të punuar në një ambient luksoz dhe të rrethuar nga natyra, ku çdo ditë shoqërohet me eksperienca të reja dhe të paharrueshme.
Si pjesë e Arameras Resort, ju do të keni mundësinë të ofroni një shërbim të jashtëzakonshëm për klientët tanë, duke mbështetur përvojën unike që resorti ynë ofron. Nëse kënaqësia për t’u angazhuar me klientët dhe ofrimi i zgjidhjeve janë pjesë e përvojës suaj, ju u mirëpresim të aplikoni!
Ne kërkojmë një individ të cilët ndan pasionin tonë për përsosmëri në shërbim dhe ka dëshirën për të kontribuar në suksesin dhe reputacionin e Arameras Resort. Nëse mendoni se plotësoni kriteret e kërkuara, ju ftojmë të aplikoni dhe të bëheni pjesë e këtij ekipi të mrekullueshëm. Për më shumë informacion mbi resortin dhe për të aplikuar, vizitoni www.arameras.com ose na kontaktoni në email: [email protected].

Turizem · Sarande