Kalaja Talent Consulting kerkon te punesoje Specialiste Marketingu.
Menaxhimi dhe administrimi i rrjeteve sociale të kompanisë.
Planifikimi dhe realizimi i fushatave të marketingut dhe mediaplaneve.
Zhvillimi i ideve dhe strategjive kreative për promovimin e produkteve dhe rritjen e ndërgjegjësimit për markën.
Organizimi dhe koordinimi i aktiviteteve promocionale në pikat e shitjes.
Monitorimi i trendeve të tregut, konkurrencës dhe aktiviteteve të marketingut.
Analizimi i rezultateve të fushatave dhe përgatitja e raporteve përkatëse.
Bashkëpunimi me ekipet e shitjeve për realizimin e objektivave të marketingut.
Diplomë universitare në Marketing, Ekonomi ose fusha të ngjashme.
Eksperiencë e mëparshme në pozicione marketingu, preferueshëm në sektorin Retail.
Njohuri dhe eksperiencë në menaxhimin e rrjeteve sociale dhe planifikimin e mediaplaneve.
Aftësi të mira krijuese dhe ide inovative për fushata marketingu.
Person energjik, i/e shkathët, i/e organizuar dhe me iniciativë.
Aftësi shumë të mira komunikimi dhe bashkëpunimi.

Burime Njerezore · Tirane
Kalaja Talent Consulting Sh.p.k është një kompani e cila ofron konsulenca në sektorë të ndryshëm,kryesisht ne atë të shitjes,përzgjedhje stafi për biznese në të githë Shqipërinë dhe jashtë saj dhe trajnime në fusha të ndryshme.I përberë nga një ekip me një eksperiencë shumëvjecare në sektorin e shitjeve,burimeve njerëzore dhe marketingut Kalaja Talent Consulting siguron rezultatet maksimale për bashkëpunëtorët e saj.
Ne jemi këtu për të ndihmuar individët dhe kompanitë per te realizuar objektivat përkatëse.
Kalaja Talent Consulting i siguron bashkëpunëtorëve rezultate maksimale duke i ofruar këshilla dhe udhëzime të specializuara për të realizuar pritshmërite e tyre.Përmes trajnimeve ne ndihmojmë në përmirësimin e performancës së punonjësve ekzistues dhe atyre te rinj duke zhvilluar aftësitë e tyre dhe duke i përshtatur ata më mirë me nevojat e organizatës.
Misioni ynë është të ndihmojmë individët dhe organizatat të arrijnë suksesin e tyre duke ofruar shërbime të cilësisë së lartë dhe të personalizuara. Ne jemi përkushtuar për të ndërtuar lidhje të qëndrueshme me bashkepunetorët tane, duke vlerësuar integritetin dhe transparencën në çdo aspekt të veprimtarisë sonë.
Kalaja Talent Consulting Sh.p.k është themeluar në Tiranë,Prill 2024 nga Klejti Kalaja pas shumë vitesh eksperiencë në shitje, menaxhim dhe burime njerëzore.