
Kalaja Talent Consulting
Kalaja Talent Consulting kerkon te punesoje Menaxher/e Operacional.
Menaxhimi dhe koordinimi i dërgesave kombëtare dhe ndërkombëtare.
Organizimi dhe ndjekja e transporteve rrugore, detare dhe/ose ajrore.
Ndërtimi dhe ruajtja e marrëdhënieve profesionale me klientët, transportuesit dhe partnerët logjistikë.
Negocimi i tarifave, kostove dhe kushteve të transportit.
Identifikimi i mundësive të reja të biznesit dhe zgjerimi i portofolit të klientëve.
Monitorimi i proceseve logjistike dhe zgjidhja e problematikave gjatë transportit.
Sigurimi i realizimit të dërgesave brenda afateve dhe sipas standardeve të kërkuara.
Mbikëqyrja e performancës operacionale dhe optimizimi i proceseve të punës.
Diplomë universitare në Logjistikë, Ekonomi, Biznes ose fusha të ngjashme.
Minimumi 3 vite eksperiencë në Freight Forwarding, Logjistikë ose Transport Ndërkombëtar.
Njohuri shumë të mira të tregut të transportit dhe logjistikës.
Eksperiencë në organizimin e transporteve rrugore, detare dhe/ose ajrore.
Aftësi shumë të mira komunikimi, negocimi dhe menaxhimi të klientëve.
Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.
Aftësi të mira organizative, koordinuese dhe analitike.
Aftësi për të menaxhuar disa procese njëkohësisht dhe për të punuar nën presion.

Burime Njerezore · Tirane
Kalaja Talent Consulting Sh.p.k është një kompani e cila ofron konsulenca në sektorë të ndryshëm,kryesisht ne atë të shitjes,përzgjedhje stafi për biznese në të githë Shqipërinë dhe jashtë saj dhe trajnime në fusha të ndryshme.I përberë nga një ekip me një eksperiencë shumëvjecare në sektorin e shitjeve,burimeve njerëzore dhe marketingut Kalaja Talent Consulting siguron rezultatet maksimale për bashkëpunëtorët e saj.
Ne jemi këtu për të ndihmuar individët dhe kompanitë per te realizuar objektivat përkatëse.
Kalaja Talent Consulting i siguron bashkëpunëtorëve rezultate maksimale duke i ofruar këshilla dhe udhëzime të specializuara për të realizuar pritshmërite e tyre.Përmes trajnimeve ne ndihmojmë në përmirësimin e performancës së punonjësve ekzistues dhe atyre te rinj duke zhvilluar aftësitë e tyre dhe duke i përshtatur ata më mirë me nevojat e organizatës.
Misioni ynë është të ndihmojmë individët dhe organizatat të arrijnë suksesin e tyre duke ofruar shërbime të cilësisë së lartë dhe të personalizuara. Ne jemi përkushtuar për të ndërtuar lidhje të qëndrueshme me bashkepunetorët tane, duke vlerësuar integritetin dhe transparencën në çdo aspekt të veprimtarisë sonë.
Kalaja Talent Consulting Sh.p.k është themeluar në Tiranë,Prill 2024 nga Klejti Kalaja pas shumë vitesh eksperiencë në shitje, menaxhim dhe burime njerëzore.