Kalaja Talent Consulting kerkon te punesoje Arkitekt/e Interior.
Harton dhe zhvillon projekte të arredimit të ambienteve të brendshme.
Përgatit plane, skica, modele 3D dhe prezantime për klientët.
Konsulton klientët për zgjedhjen e mobilieve, materialeve dhe kombinimeve.
Përkthen kërkesat e klientit në zgjidhje funksionale dhe estetike.
Bashkëpunon me ekipin e shitjeve për prezantimin e produkteve.
Ndjek projektin nga konceptimi deri në finalizim.
Përgatit preventivë dhe specifikime sipas projektit.
Diplomë në Arkitekturë/Arkitekturë Interieri.
Eksperiencë në interior design përbën avantazh.
Njohuri në AutoCAD, 3ds Max, SketchUp ose programe të ngjashme.
Aftësi të mira komunikuese dhe prezantuese.
Kreativitet dhe vëmendje ndaj detajeve.

Burime Njerezore · Tirane
Kalaja Talent Consulting Sh.p.k është një kompani e cila ofron konsulenca në sektorë të ndryshëm,kryesisht ne atë të shitjes,përzgjedhje stafi për biznese në të githë Shqipërinë dhe jashtë saj dhe trajnime në fusha të ndryshme.I përberë nga një ekip me një eksperiencë shumëvjecare në sektorin e shitjeve,burimeve njerëzore dhe marketingut Kalaja Talent Consulting siguron rezultatet maksimale për bashkëpunëtorët e saj.
Ne jemi këtu për të ndihmuar individët dhe kompanitë per te realizuar objektivat përkatëse.
Kalaja Talent Consulting i siguron bashkëpunëtorëve rezultate maksimale duke i ofruar këshilla dhe udhëzime të specializuara për të realizuar pritshmërite e tyre.Përmes trajnimeve ne ndihmojmë në përmirësimin e performancës së punonjësve ekzistues dhe atyre te rinj duke zhvilluar aftësitë e tyre dhe duke i përshtatur ata më mirë me nevojat e organizatës.
Misioni ynë është të ndihmojmë individët dhe organizatat të arrijnë suksesin e tyre duke ofruar shërbime të cilësisë së lartë dhe të personalizuara. Ne jemi përkushtuar për të ndërtuar lidhje të qëndrueshme me bashkepunetorët tane, duke vlerësuar integritetin dhe transparencën në çdo aspekt të veprimtarisë sonë.
Kalaja Talent Consulting Sh.p.k është themeluar në Tiranë,Prill 2024 nga Klejti Kalaja pas shumë vitesh eksperiencë në shitje, menaxhim dhe burime njerëzore.