Kalaja Talent Consulting kerkon te punesoje Agjent Shitje Vlore.
Promovon dhe shet produktet ose shërbimet e kompanisë.
Identifikon klientë të rinj dhe zhvillon marrëdhënie me klientët ekzistues.
Prezanton produktet, ofron informacion dhe këshillon klientët sipas nevojave të tyre.
Përgatit oferta, negocion kushtet e shitjes dhe ndjek procesin deri në finalizim.
Arrin objektivat mujore dhe vjetore të shitjes.
Ndjek porositë dhe koordinon procesin e dorëzimit me departamentet përkatëse.
Mban evidencë të kontakteve, ofertave dhe shitjeve në sistemin e kompanisë.
Monitoron tregun, konkurrencën dhe identifikon mundësi të reja biznesi.
Diplomë e arsimit të mesëm; arsimi i lartë përbën avantazh.
Eksperiencë e mëparshme në shitje ose shërbim ndaj klientit përbën avantazh.
Njohuri të mira të paketës Microsoft Office; njohja e programeve CRM përbën avantazh.
Leje drejtimi, kategoria B, përbën avantazh.
Aftësi shumë të mira komunikimi dhe negociimi.
Orientim drejt rezultateve dhe arritjes së objektivave.
Aftësi për të ndërtuar dhe ruajtur marrëdhënie me klientët.
Organizim dhe menaxhim i mirë i kohës.

Burime Njerezore · Tirane
Kalaja Talent Consulting Sh.p.k është një kompani e cila ofron konsulenca në sektorë të ndryshëm,kryesisht ne atë të shitjes,përzgjedhje stafi për biznese në të githë Shqipërinë dhe jashtë saj dhe trajnime në fusha të ndryshme.I përberë nga një ekip me një eksperiencë shumëvjecare në sektorin e shitjeve,burimeve njerëzore dhe marketingut Kalaja Talent Consulting siguron rezultatet maksimale për bashkëpunëtorët e saj.
Ne jemi këtu për të ndihmuar individët dhe kompanitë per te realizuar objektivat përkatëse.
Kalaja Talent Consulting i siguron bashkëpunëtorëve rezultate maksimale duke i ofruar këshilla dhe udhëzime të specializuara për të realizuar pritshmërite e tyre.Përmes trajnimeve ne ndihmojmë në përmirësimin e performancës së punonjësve ekzistues dhe atyre te rinj duke zhvilluar aftësitë e tyre dhe duke i përshtatur ata më mirë me nevojat e organizatës.
Misioni ynë është të ndihmojmë individët dhe organizatat të arrijnë suksesin e tyre duke ofruar shërbime të cilësisë së lartë dhe të personalizuara. Ne jemi përkushtuar për të ndërtuar lidhje të qëndrueshme me bashkepunetorët tane, duke vlerësuar integritetin dhe transparencën në çdo aspekt të veprimtarisë sonë.
Kalaja Talent Consulting Sh.p.k është themeluar në Tiranë,Prill 2024 nga Klejti Kalaja pas shumë vitesh eksperiencë në shitje, menaxhim dhe burime njerëzore.