Kalaja Talent Consulting kerkon te punesoje Debt Collector.
Kontakton klientët për pagesat e prapambetura përmes telefonit, emailit ose kanaleve të tjera të komunikimit.
Monitoron llogaritë e klientëve dhe identifikon rastet me vonesa në pagesa.
Negocion marrëveshje dhe plane pagese sipas politikave të kompanisë.
Regjistron dhe përditëson informacionin mbi komunikimet dhe pagesat në sistem.
Përgatit raporte periodike mbi ecurinë e mbledhjes së detyrimeve.
Bashkëpunon me departamentet e financës, shitjeve dhe juridikut për zgjidhjen e rasteve komplekse.
Siguron respektimin e procedurave të brendshme dhe legjislacionit në fuqi gjatë procesit të rikuperimit të detyrimeve.
Diplomë universitare në Financë, Ekonomi, Administrim Biznesi ose fusha të ngjashme.
Eksperiencë e mëparshme në Debt Collection, Customer Service, Finance ose pozicione të ngjashme përbën avantazh.
Aftësi shumë të mira komunikimi dhe negocimi.
Aftësi për të menaxhuar situata sfiduese dhe për të zgjidhur probleme.
Njohuri të mira të programeve Microsoft Office.
Aftësi organizative dhe vëmendje ndaj detajeve.
Per te aplikuar per kete pozicion, ju lutem dërgoni CV-ne ne adresen tone te e-mailit: [email protected] ose ne numrin e telefonit 0697686732.

Burime Njerezore · Tirane
Kalaja Talent Consulting Sh.p.k është një kompani e cila ofron konsulenca në sektorë të ndryshëm,kryesisht ne atë të shitjes,përzgjedhje stafi për biznese në të githë Shqipërinë dhe jashtë saj dhe trajnime në fusha të ndryshme.I përberë nga një ekip me një eksperiencë shumëvjecare në sektorin e shitjeve,burimeve njerëzore dhe marketingut Kalaja Talent Consulting siguron rezultatet maksimale për bashkëpunëtorët e saj.
Ne jemi këtu për të ndihmuar individët dhe kompanitë per te realizuar objektivat përkatëse.
Kalaja Talent Consulting i siguron bashkëpunëtorëve rezultate maksimale duke i ofruar këshilla dhe udhëzime të specializuara për të realizuar pritshmërite e tyre.Përmes trajnimeve ne ndihmojmë në përmirësimin e performancës së punonjësve ekzistues dhe atyre te rinj duke zhvilluar aftësitë e tyre dhe duke i përshtatur ata më mirë me nevojat e organizatës.
Misioni ynë është të ndihmojmë individët dhe organizatat të arrijnë suksesin e tyre duke ofruar shërbime të cilësisë së lartë dhe të personalizuara. Ne jemi përkushtuar për të ndërtuar lidhje të qëndrueshme me bashkepunetorët tane, duke vlerësuar integritetin dhe transparencën në çdo aspekt të veprimtarisë sonë.
Kalaja Talent Consulting Sh.p.k është themeluar në Tiranë,Prill 2024 nga Klejti Kalaja pas shumë vitesh eksperiencë në shitje, menaxhim dhe burime njerëzore.