
Kalaja Talent Consulting
Kalaja Talent Consulting kerkon te punesoje Konsulent Showroom.
Pritja dhe asistimi i klientëve, duke identifikuar nevojat dhe kërkesat e tyre.
Prezantimi i produkteve dhe këshillimi i klientëve për zgjedhjen më të përshtatshme.
Mbështetja e klientëve gjatë gjithë procesit të blerjes.
Kujdesi për organizimin, sistemimin dhe prezantimin estetik të produkteve në showroom.
Ruajtja e një marrëdhënieje profesionale dhe pozitive me klientët.
Orari i punes:
E hënë – E premte, 08:00–16:00; e shtunë, 08:00–13:00.
Aftësi shumë të mira komunikimi dhe prezantimi.
Sjellje e kulturuar, korrektësi dhe profesionalizëm.
Orientim ndaj klientit dhe aftësi për të kuptuar kërkesat e tij.
Aftësi të mira bashkëpunimi dhe organizimi në punë.
Eksperienca e mëparshme në shitje ose shërbim ndaj klientit përbën avantazh.

Burime Njerezore · Tirane
Kalaja Talent Consulting Sh.p.k është një kompani e cila ofron konsulenca në sektorë të ndryshëm,kryesisht ne atë të shitjes,përzgjedhje stafi për biznese në të githë Shqipërinë dhe jashtë saj dhe trajnime në fusha të ndryshme.I përberë nga një ekip me një eksperiencë shumëvjecare në sektorin e shitjeve,burimeve njerëzore dhe marketingut Kalaja Talent Consulting siguron rezultatet maksimale për bashkëpunëtorët e saj.
Ne jemi këtu për të ndihmuar individët dhe kompanitë per te realizuar objektivat përkatëse.
Kalaja Talent Consulting i siguron bashkëpunëtorëve rezultate maksimale duke i ofruar këshilla dhe udhëzime të specializuara për të realizuar pritshmërite e tyre.Përmes trajnimeve ne ndihmojmë në përmirësimin e performancës së punonjësve ekzistues dhe atyre te rinj duke zhvilluar aftësitë e tyre dhe duke i përshtatur ata më mirë me nevojat e organizatës.
Misioni ynë është të ndihmojmë individët dhe organizatat të arrijnë suksesin e tyre duke ofruar shërbime të cilësisë së lartë dhe të personalizuara. Ne jemi përkushtuar për të ndërtuar lidhje të qëndrueshme me bashkepunetorët tane, duke vlerësuar integritetin dhe transparencën në çdo aspekt të veprimtarisë sonë.
Kalaja Talent Consulting Sh.p.k është themeluar në Tiranë,Prill 2024 nga Klejti Kalaja pas shumë vitesh eksperiencë në shitje, menaxhim dhe burime njerëzore.