
GLOBE
Kompania Globe nisi aktivitetin në fushën e tregtimit të pajisjeve elektroshtëpiake dhe elektronike në vitin 2002 në Tiranë. Hap pas hapi, ajo u konsolidua duke arritur të jetë një nga kompanitë lider në vend. Në Globe ne jemi të përkushtuar për rritjen e biznesit tonë, duke zhvilluar burimet tona njerëzore,për ti dhënë të gjithëve mundësinë të jenë pjesë e përbashkët e suksesit tonë.
Ne ofrojmë mundësi që të shkëlqeni në një ekip të pasur me talente, ide, pikëpamje dhe eksperienca.
Pozicioni Vakant: Specialiste e Kujdesit te Klientit ne dyqan (Globe Qender)
Detyrat:
Mbikqyr sistemin e ID te servisit ( sipas kategorise perkatese te ndara per cdo operatore).
Pret telefonatat hyrëse në lidhje me problemet e paisjeve të klientëve dhe hedh të gjitha të dhënat e kërkuara në sistem.
Ndjek oraret e teknikëve deri në përfundimin e shërbimit.
Bën me dije klientin për afatin maksimal të perfundimit të shërbimit, preventivin e shërbimit dhe për cdo informacion në lidhje me pajisjen.
Kualifikime:
Te kete perfunduar arsimin e larte.
Te kete aftesi te shkelqyera komunikimi.
Te kete njohuri te mira te gjuhes Angleze (njohja e nje gjuhe tjeter perpos gjuhes angleze perben avantazh).
Eksperience ne nje kompani te ngjashme.
Person energjik, me iniciative dhe kembengules.
Te kete njohuri ne perdorimin e programeve baze kompjuterike.
Te kete aftesi per te punuar ne Grup.
Te jete I disponueshem per te punuar me turne.

Tirane
Kompania nisi aktivitetin në fushën e tregtimit të pajisjeve elektroshtëpiake dhe elektronike në vitin 2002, me showroom-in e parë “Electrolux’’ në Tiranë. Hap pas hapi, ajo u konsolidua duke arritur të jetë një nga kompanitë lider në vend. Në vitin 2007 hapet Qendra “Globe home expert” me vendndodhje në Rrugën e “Kavajës” me një sipërfaqe totale 2000 m² duke paraqitur një imazh të ri në fushën e teknologjisë, në shërbimin cilësor dhe kualifikimin e duhur të një stafi profesional.
Sot ne jemi krenarë të themi se në cdo dyqan Globe në te gjithë Shqiperinë, klientët tanë do të gjejnë gjithmonë të njëjtin standart shërbimi të dedikuar kërkesave të klientëve tanë.