Thermo Wall Albania SHPK, kompani lider në prodhimin e mureve termoizoluese (panele 3D, panele me rrjetë çeliku dhe bërthamë EPS), kërkon të punësojë një Inxhinier Ndërtimi (mashkull) me kohë të plotë.
Përgjegjësitë Kryesore
* Analizimi i projekteve arkitekturore/konstruktive dhe përshtatja e tyre me sistemin e paneleve Thermo Wall.
* Kryerja e llogaritjeve teknike, specifikimeve të materialeve dhe preventivave për projektet e klientëve.
* Ofrimi i asistencës teknike dhe konsultimit për arkitektët, inxhinierët konstruktorë dhe kompanitë e ndërtimit.
* Ndjekja e zbatimit të punimeve dhe dhënia e udhëzimeve teknike për montimin e paneleve në kantier.
* Bashkëpunimi i ngushtë me departamentin e shitjeve për përgatitjen e ofertave tekniko-ekonomike.
Kërkesat dhe Kualifikimet
Arsimi: Diplomë Universitare (Master Profesional ose Shkencor) në Inxhinieri Ndërtimi.
Aftësi Teknike:
* Njohje shumë e mirë e AutoCAD (përdorimi i softuerëve 3D/BIM ose softuerëve të llogaritjeve strukturore përbën avantazh).
* Aftësi për të lexuar dhe interpretuar me precizion projektet ndërtimore.
Përvoja: Përvoja e mëparshme në projektim ose supervizim kantiere përben avantazh.
Gjuhët: Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze.
Kërkesa të tjera:
* Aftësi të mira komunikuese dhe bashkëpunuese me klientët/ekipin.
* Leje drejtimi (Kategoria B).
Çfarë Ofrojmë
* Pagë mjaft konkurruese e përshtatur me kualifikimin dhe përvojën.
•Ambient pune modern, profesional dhe mbështetës.
* Trajnim i plotë mbi specifikat teknike dhe aplikimin e sistemit Thermo Wall.
* Mundësi të shkëlqyera për zhvillim dhe rritje profesionale.
Detajet e Aplikimit
Vendndodhja e punës: Durrës / Sektor Rinia
Orari: Me kohë të plotë (Full-time)

Ndertim · Durres
Muri qelizor nuk është thjesht një element që ndan hapësirën. Ai është pjesë e mënyrës se si një ndërtesë izolohet, u reziston forcave të jashtme dhe performon me kalimin e kohës. Ne e trajtojmë murin si një sistem të integruar, në të cilin struktura, izolimi, efikasiteti dhe fleksibiliteti arkitektonik punojnë së bashku.