
Buzi Store
Ne jemi në kërkim të një Menaxheri/e Marketingu të organizuar, kreativ/e dhe me aftësi të mira drejtuese, i/e cili/a do të jetë përgjegjës/e për koordinimin dhe menaxhimin e aktiviteteve të marketingut të kompanisë.
Organizimi dhe përzgjedhja e produkteve për publikimet e përditshme në rrjetet sociale.
Planifikimi dhe koordinimi i kalendarit të postimeve ditore.
Menaxhimi, organizimi dhe koordinimi i stafit të marketingut.
Organizimi dhe zhvillimi i fushatave të marketingut dhe promocioneve.
Hartimi dhe zbatimi i strategjive për rritjen e prezencës dhe ndërgjegjësimit për markën.
Bashkëpunimi me ekipin për krijimin e përmbajtjeve kreative dhe tërheqëse.
Monitorimi i performancës së publikimeve dhe fushatave të marketingut.
Sigurimi që komunikimi vizual dhe përmbajtja të jenë në përputhje me imazhin e kompanisë.
Eksperiencë e mëparshme në marketing ose në një pozicion të ngjashëm.
Aftësi të mira organizative dhe menaxheriale.
Aftësi për të drejtuar dhe motivuar një ekip pune.
Kreativitet dhe ide inovative për promovimin e produkteve.
Njohuri mbi rrjetet sociale dhe marketingun dixhital.
Aftësi të mira komunikimi dhe bashkëpunimi.
Përgjegjshmëri, korrektësi dhe orientim drejt rezultateve.
Ambient profesional dhe bashkëpunues.
Mundësi për zhvillim profesional.
Hapësirë për kreativitet dhe ide të reja.
Pagë konkurruese në varësi të eksperiencës dhe aftësive.
Nëse je një person kreativ, i organizuar dhe me aftësi për të menaxhuar njerëz dhe projekte, presim aplikimin tënd!

Marketing dhe Produkte · Tirane
Buzi Store është një kompani e themeluar ne vitin 1994 që nisi si sipërmarrje familjare fillimisht me artikuj sportivë dhe duke evoluar me pas në kategori që përfshijnë shumë sektorë duke nisur nga : Vegla palestre, Aksesorë e solucione makinash, elektroshtepiake , produkte të kujdesit personal, vegla pune, lodra, produkte elektrike , makina elektrike etj.
Me qendër në Tiranë dhe dyqane në disa prej qyteteve kryesore të Shqiperisë, franshizat tona gjenden në Fier, Durrës, Vlorë, Sukth, Korcë, Shkodër, Lezhë, Rroskovec.
Jemi gjithmonë gati të mirëpresim elemente të rinj që ti bashkohen skuadrës tonë!