
Cruisetopic
AGJENT UDHETIMESH (TRAVEL AGENT)
📍 Vendndodhja: mbrapa LSI, bllok
🏢 Kompania: Cruisetopic/Krociere.al – Agjenci udhëtimesh e specializuar në udhetime me kroçera
💼 Kontrata: Kohë e plotë – Pagë fikse + Komisione të larta
✈️ Përfitimet: Kroçera me zbritje ose falas, trajnime të vazhdueshme, ekip ndërkombëtar
Kush jemi
Cruisetopic/Krociere.al është një agjenci udhëtimesh, e specializuar për organizimin e pushimeve në kroçerë. Ne lidhim klientët tanë me kompanitë më prestigjioze të kroçerave, anijet dhe itineraret më të bukura në mbarë botën. Nëse keni aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe jeni të apasionuar pas sektorit të turizmit, ky është pozicioni ideal.
Profili që kërkojmë
Po kërkojmë agjentë udhëtimi të motivuar, të fokusuar drejt rezultateve dhe të aftë të finalizojnë rezervimet duke garantuar një eksperiencë premium për klientin.
Gjuhet e huaja:
Gjuhë amtare: Shqipe
Italishtja ose Anglishtja përbëjne avantazh
Përgjegjësitë kryesore
Menaxhimi i klientëve që paraqiten në zyrë, ata që vijnë nga fushatat e marketingut, referimet si dhe klientët e rregullt.
Ndjekja (follow-up) e klientëve të interesuar.
Kuptimi i nevojave të klientëve dhe propozimi i kroçerës së duhur.
Finalizimi i rezervimit.
Përditësimi dhe mirëmbajtja me saktësi e të dhënave të klientit në CRM.
Përditësim i njohurive mbi anijet, itineraret dhe ofertat.
Kërkesat
Përvojë e konsoliduar si agjent udhëtimi minimumi 3 vjet (preferohet në turizëm, mikpritje( hospitality).
Aftësi të shkëlqyera komunikimi.
Vendosmëri dhe përkushtim për të arritur rezultate konkrete.
Pasion për udhëtimet (njohja e sektorit të kroçerave është një plus).
Njohuri të CRM-ve dhe sistemeve të rezervimit (trajnimi ofrohet nga ne).
Çfarë ofrojmë
Pagë fikse prej 850 € neto + Komisione për çdo rezervim të mbyllur.
Mundësia për të dyfishuar ose trefishuar rrogën bazë.
Kroçera me zbritje ose falas.
Trajnime dhe mbështetje e vazhdueshme për zhvillimin profesional.
Ekip ndërkombëtar dhe dinamik.
📩 Për të aplikuar: dërgoni CV-në tuaj në [email protected] 📹
Cruisetopic është një punëdhënës që ofron mundësi të barabarta. Të gjitha aplikimet do të merren parasysh pavarësisht racës, ngjyrës, fesë, gjinisë, orientimit seksual, identitetit gjinor, kombësisë ose aftësisë së kufizuar.

Udhetim · Tirane