
Coca-Cola
Coca-Cola Bottling Shqipëria (CCBS), pjesë e një prej grupeve lider në industrinë e pijeve në vend, është vazhdimisht në kërkim të profesionistëve të talentuar që duan të kontribuojnë në zhvillimin dhe suksesin e markave tona dhe kompanive të grupit.
Në kuadër të këtij angazhimi, CCBS po suporton procesin e rekrutimit për pozicionin “Specialist Finance” për një nga kompanitë e Grupit, Uji i Ftohtë Tepelenë (UFT).
Qëllimi i Punës:
Specialisti i Financës mbështet proceset financiare dhe kontabël të shoqërisë, duke siguruar saktësinë dhe plotësinë e të dhënave financiare, raportimin në kohë, kontrollin e kostove, monitorimin e buxhetit dhe respektimin e procedurave të brendshme dhe legjislacionit në fuqi.
Roli dhe pergjegjesite:
Regjistron dhe kontrollon dokumentacionin financiar dhe kontabël.
Kryen rakordimet periodike të bankave, klientëve, furnitorëve dhe llogarive kontabël.
Mbështet procesin e mbylljes mujore dhe vjetore të llogarive.
Përgatit raporte financiare dhe analiza periodike sipas kërkesave të drejtimit.
Monitoron kostot dhe shpenzimet dhe analizon devijimet kundrejt buxhetit.
Mbështet përgatitjen dhe monitorimin e Budget & Forecast.
Përgatit analiza financiare për CAPEX/OPEX dhe analiza të tjera sipas nevojave të biznesit.
Kontrollon faturat, pagesat dhe dokumentacionin financiar mbështetës.
Mbështet përgatitjen e dokumentacionit të nevojshëm për deklarimet fiskale dhe auditimet.
Bashkëpunon me departamentet e Shitjes, Logjistikës, Prokurimeve dhe Prodhimit.
Kontribuon në përmirësimin dhe automatizimin e raporteve dhe proceseve financiare.
Zbaton procedurat e kontrollit të brendshëm, politikat e shoqërisë dhe kërkesat ligjore në fuqi.
Kryen detyra të tjera të lidhura me funksionin dhe përgjegjësitë e pozicionit, sipas nevojave të shoqërisë.
Aftësitë dhe kualifikimet:
Diplomë universitare në Financë, Kontabilitet, Ekonomi.
Preferohen të paktën 2 vite eksperiencë në financë ose kontabilitet.
Njohuri të mira të kontabilitetit dhe raportimit financiar.
Njohuri shumë të mira të Microsoft Excel, përfshirë Pivot Tables, XLOOKUP/VLOOKUP, SUMIFS dhe përpunimin e të dhënave.
Njohja e sistemeve ERP përbën avantazh.
Njohja e gjuhës angleze dhe/ose italiane përbën avantazh.

Industria e pijeve (Beverage Industry) · Tirane