
Coca-Cola
Coca-Cola Bottling Shqipëria (CCBS), pjesë e një prej grupeve lider në industrinë e pijeve në vend, është vazhdimisht në kërkim të profesionistëve të talentuar që duan të kontribuojnë në zhvillimin dhe suksesin e markave tona dhe kompanive të grupit.
Në kuadër të këtij angazhimi, CCBS po suporton procesin e rekrutimit për pozicionin “Teknik Elektrik” për një nga kompanitë e Grupit, Uji i Ftohtë Tepelenë (UFT).
Qëllimi i Punës
Tekniku Elektrik është përgjegjës për funksionimin e pajisjeve dhe zbatimin e programeve të mirëmbajtjes së linjave të prodhimit të UFT, përfshirë proceset e mbushjes, fryrjes, etiketimit dhe paletizimit, në përputhje me specifikimet teknike të pajisjeve dhe standardet e cilësisë dhe sigurisë së kompanisë.
Pozicioni kontribuon në funksionimin optimal të linjave të prodhimit përmes diagnostikimit dhe riparimit në kohë të defekteve, mirëmbajtjes parandaluese dhe respektimit të standardeve GMP dhe HACCP, si dhe objektivave operacionalë dhe OEE.
Roli dhe pergjegjesite:
Kontrollon dhe aktivizon impiantet ndihmëse në fillim të çdo turni.
Identifikon dhe diagnostikon defektet që shfaqen gjatë procesit të prodhimit dhe ndërhyn për riparimin e tyre në kohën e duhur.
Plotëson dokumentacionin përkatës pas përfundimit të çdo ndërhyrjeje teknike.
Zbaton programet e mirëmbajtjes parandaluese të pajisjeve dhe linjave të prodhimit.
Kryen kontrollet periodike të pajisjeve sipas frekuencave dhe procedurave të përcaktuara.
Ofron mbështetje teknike për linjat e prodhimit, përfshirë mbushjen, fryrjen, etiketimin dhe paletizimin.
Përdor në mënyrë korrekte PLC-të, programet teknike dhe manualet e pajisjeve për diagnostikimin dhe mirëmbajtjen.
Siguron identifikimin dhe riparimin në kohë të defekteve, duke minimizuar ndërprerjet e procesit të prodhimit.
Kryen aktivitetet e mirëmbajtjes në përputhje me procedurat operacionale dhe standardet e produktivitetit.
Respekton dhe zbaton rregullat e sigurisë në punë, si dhe standardet GMP dhe HACCP.
Kontribuon në arritjen e objektivave operacionalë dhe treguesve të performancës OEE.
Bashkëpunon me ekipin e mirëmbajtjes dhe prodhimit për të garantuar funksionimin optimal të pajisjeve.
Aftësitë dhe kualifikimet:
Diplomë e shkollës së mesme profesionale në Elektrikë; preferohet diplomë universitare në Inxhinieri Elektrike/Elektronike.
Të paktën 3 vite përvojë pune në mirëmbajtjen e linjave të prodhimit, preferohet eksperiencë në industrinë e pijeve ose në kompani prodhuese.
Aftësi për të diagnostikuar shpejt dhe me saktësi defektet elektrike dhe për të realizuar riparimet përkatëse.
Njohuri të mira mbi proceset dhe linjat e prodhimit.
Njohuri mbi PLC-të, programet teknike dhe përdorimin e Microsoft Office.
Njohuri mbi kodet dhe standardet kombëtare elektrike dhe rregullat teknike të sigurisë.
Njohuri mbi standardet GMP dhe HACCP.
Aftësi të mira bashkëpunimi dhe pune në ekip.
Gatishmëri për të punuar sipas kërkesave operacionale dhe procedurave të përcaktuara.
Të banojë në Tepelenë ose në zonat përreth.

Industria e pijeve (Beverage Industry) · Tirane