
Coca-Cola
Coca-Cola Bottling Shqipëria (CCBS), pjesë e një prej grupeve lider në industrinë e pijeve në vend, është vazhdimisht në kërkim të profesionistëve të talentuar që duan të kontribuojnë në zhvillimin dhe suksesin e markave tona dhe kompanive të grupit.
Në kuadër të këtij angazhimi, CCBS po suporton procesin e rekrutimit për pozicionin “Teknik Mekanik” për një nga kompanitë e Grupit, Uji i Ftohtë Tepelenë (UFT).
Qëllimi i Punës
Tekniku Mekanik është përgjegjës për diagnostikimin dhe riparimin e problemeve mekanike, si dhe për realizimin e ndërhyrjeve parandaluese dhe korrigjuese në linjat dhe pajisjet e prodhimit.
Pozicioni kontribuon në mirëfunksionimin dhe vazhdimësinë e procesit të prodhimit, duke minimizuar ndërprerjet dhe duke siguruar respektimin e standardeve të sigurisë dhe cilësisë GMP dhe HACCP, si dhe objektivave operacionalë dhe OEE.
Roli dhe pergjegjesite:
Kontrollon dhe aktivizon impiantet ndihmëse në fillim të çdo turni.
Identifikon dhe diagnostikon defektet mekanike gjatë procesit të prodhimit dhe ndërhyn për riparimin e tyre në kohën e duhur.
Kryen ndërhyrje parandaluese dhe korrigjuese në pajisjet dhe linjat e prodhimit.
Plotëson dokumentacionin përkatës pas përfundimit të çdo ndërhyrjeje teknike.
Zbaton programet e mirëmbajtjes parandaluese të pajisjeve.
Kryen kontrollet periodike të pajisjeve sipas frekuencave dhe procedurave të përcaktuara.
Ofron mbështetje teknike për linjat e prodhimit, përfshirë mbushjen, fryrjen, etiketimin dhe paletizimin.
Përdor në mënyrë korrekte manualet mekanike dhe dokumentacionin teknik të pajisjeve.
Kontribuon në reduktimin e kohës së ndërprerjeve dhe ndalesave të linjave të prodhimit.
Bashkëpunon me ekipet e Prodhimit, Mirëmbajtjes, Logjistikës dhe Magazinës për zgjidhjen në kohë të problematikave teknike.
Zbaton procedurat operacionale dhe rregullat teknike të sigurisë.
Respekton standardet GMP dhe HACCP.
Kontribuon në arritjen e treguesve të performancës së prodhimit dhe objektivave OEE.
Aftësitë dhe kualifikimet:
Diplomë e shkollës së mesme profesionale në Mekanikë.
Të paktën 3 vite përvojë pune në mirëmbajtjen e linjave të prodhimit, preferohet eksperiencë në industrinë e pijeve ose në kompani prodhuese.
Aftësi për të diagnostikuar shpejt dhe me saktësi defektet mekanike dhe për të realizuar riparimet përkatëse.
Njohuri të mira mbi proceset dhe linjat e prodhimit.
Njohuri dhe zbatim korrekt të procedurave operacionale dhe të mirëmbajtjes.
Njohuri mbi rregullat teknike të sigurisë dhe standardet GMP dhe HACCP.
Aftësi të mira bashkëpunimi dhe pune në ekip.
Gatishmëri për të punuar sipas kërkesave operacionale dhe procedurave të përcaktuara.
Të banojë në Tepelenë ose në zonat përreth.

Industria e pijeve (Beverage Industry) · Tirane