
Sinovoy Motors
Sinovoy Motors kërkon një person energjik, kreativ dhe të apasionuar pas marketingut dixhital, për t'iu bashkuar ekipit tonë.
💼 Përgjegjësitë kryesore:
Menaxhimi dhe përditësimi i rrjeteve sociale të kompanisë.
Krijimi i përmbajtjeve kreative për social media (postime, reels, stories).
Mirëmbajtja dhe përditësimi i përmbajtjes së website-it.
Zhvillimi i ideve të reja për komunikimin dhe prezencën online të kompanisë.
✅ Çfarë kërkojmë:
Kreativitet, energji dhe iniciativë.
Njohuri të mira të platformave sociale dhe trendeve dixhitale.
Aftësi në krijimin e përmbajtjeve vizuale dhe tekstuale.
Organizim, përgjegjshmëri dhe aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur.
Eksperienca e mëparshme në marketing përbën avantazh.
⏰ Kushtet e punës:
Part-Time
100% Remote
Orar fleksibël dhe i negociueshëm
📌 Kërkojmë një bashkëpunëtor individual, jo agjenci marketingu.
Të interesuarit mund të dërgojnë CV-në e tyre në mesazh privat.

Retail · Tirane
Sinovoy Motors është një kompani inovative në tregun shqiptar, e specializuar në importin dhe distribucionin e automjeteve elektrike. Ne ofrojmë një gamë të gjerë markash dhe modelesh, me specifika të ndryshme, duke iu përgjigjur nevojave të klientëve individualë dhe bizneseve, përmes shitjes me shumicë dhe pakicë.