Kalaja Talent Consulting kerkon te punesoje Financier/ Magazinier Durres.
Menaxhimi dhe administrimi i dokumentacionit financiar dhe atij të magazinës.
Regjistrimi dhe kontrolli i faturave të blerjes dhe shitjes.
Ndjekja dhe regjistrimi i hyrjeve dhe daljeve të mallrave në magazinë.
Verifikimi i përputhshmërisë së dokumentacionit me mallrat e pranuara dhe të shpërndara.
Kontrolli dhe përditësimi i inventarit, si dhe evidentimi i diferencave në gjendjen e stokut.
Përgatitja dhe administrimi i dokumentacionit përkatës të magazinës (fletëhyrje, fletëdalje, fatura etj.).
Mbajtja dhe përditësimi i evidencave financiare dhe të stokut në sistem.
Ndjekja e pagesave dhe detyrimeve ndaj furnitorëve, sipas përgjegjësive të pozicionit.
Përgatitja e raporteve periodike mbi lëvizjet e mallrave dhe gjendjen e magazinës.
Bashkëpunimi me departamentin e financës, blerjeve dhe magazinës për mbarëvajtjen e proceseve.
Diplomë universitare në Financë-Kontabilitet, Ekonomi ose në një fushë të ngjashme.
Përvojë pune në financë, magazinë ose në pozicione të kombinuara të ngjashme.
Njohuri mbi dokumentacionin financiar dhe proceset e administrimit të magazinës.
Aftësi në përdorimin e programeve financiare dhe sistemeve të menaxhimit të stokut.
Njohuri të mira të paketës MS Office, veçanërisht Excel.
Aftësi shumë të mira organizative dhe analitike.
Saktësi, korrektësi dhe përgjegjshmëri në punë.
Aftësi për të menaxhuar disa procese njëkohësisht dhe për të respektuar afatet.

Burime Njerezore · Tirane
Kalaja Talent Consulting Sh.p.k është një kompani e cila ofron konsulenca në sektorë të ndryshëm,kryesisht ne atë të shitjes,përzgjedhje stafi për biznese në të githë Shqipërinë dhe jashtë saj dhe trajnime në fusha të ndryshme.I përberë nga një ekip me një eksperiencë shumëvjecare në sektorin e shitjeve,burimeve njerëzore dhe marketingut Kalaja Talent Consulting siguron rezultatet maksimale për bashkëpunëtorët e saj.
Ne jemi këtu për të ndihmuar individët dhe kompanitë per te realizuar objektivat përkatëse.
Kalaja Talent Consulting i siguron bashkëpunëtorëve rezultate maksimale duke i ofruar këshilla dhe udhëzime të specializuara për të realizuar pritshmërite e tyre.Përmes trajnimeve ne ndihmojmë në përmirësimin e performancës së punonjësve ekzistues dhe atyre te rinj duke zhvilluar aftësitë e tyre dhe duke i përshtatur ata më mirë me nevojat e organizatës.
Misioni ynë është të ndihmojmë individët dhe organizatat të arrijnë suksesin e tyre duke ofruar shërbime të cilësisë së lartë dhe të personalizuara. Ne jemi përkushtuar për të ndërtuar lidhje të qëndrueshme me bashkepunetorët tane, duke vlerësuar integritetin dhe transparencën në çdo aspekt të veprimtarisë sonë.
Kalaja Talent Consulting Sh.p.k është themeluar në Tiranë,Prill 2024 nga Klejti Kalaja pas shumë vitesh eksperiencë në shitje, menaxhim dhe burime njerëzore.