
I&A International
Qëllimi i Pozicionit:
Store Manager është ambasadori i brandit në dyqan. Ai/Ajo është përgjegjëse për drejtimin e përditshëm të operacioneve, përmbushjen e objektivave të shitjes, trajnimin e stafit dhe ofrimin e një përvoje unike për çdo klient.
Përgjegjësitë Kryesore:
Siguron arritjen e objektivave të shitjeve mujore/vjetore;
Menaxhon dhe motivon stafin për të ofruar shërbim të klasit të lartë;
Siguron respektimin e politikave të brandit dhe rregullave të kompanisë.
Detyra Ditore:
Hapja dhe mbyllja e dyqanit sipas procedurës së sigurisë;
Mbajtja e një takimi të shkurtër (briefing) me stafin për objektivat ditore;
Kontrolli i pastërtisë, ekspozimit të produkteve, zevendesimet kur shitet produkti dhe rregullimet sipas standardeve të brandit;
Monitorimi i stafit gjatë ditës për performancën, sjelljen dhe shërbimin ndaj klientit;
Raportimi ditor i shitjeve dhe rezultateve tek menaxhmenti.
Detyra Javore:
Analizimi i shitjeve javore dhe krahasimi me targeted;
Kontrolli i stokut dhe koordinimi me depo për furnizime të reja;
Mbledhje me stafin për feedback dhe përmirësime;
Planifikimi i orareve të punës së stafit;
Raportim tek menaxhmenti mbi performancën javore.
Detyra Mujore:
Krijimi dhe zbatimi i strategjive të personalizuara për rritjen e shitjeve me qëllim arritjen e objektivave mujore dhe sezonalë;
Analizimi i performancës individuale dhe dhënia e feedback-ut;
Përgatitja e raportit mujor mbi shitjet, stokun dhe aktivitetet e dyqanit;
Analiza mujore e performancës së shitjeve për të identifikuar mundësitë e përmirësimit dhe zhvilluar plane veprimi konkrete;
Menaxhimi aktiv i inventarit, planifikimi i stokut sipas sezonalitetit dhe tendencave të shitjes, si dhe strategjia për të nxitur lëvizjen e produkteve më të ngadalta;
Propozime për përmirësim të performancës dhe përvojës së klientit.
Menaxhimi i Klientëve:
Sigurimi i përvojës premium për çdo klient. Çdo klient duhet të trajtohet me qasje ekskluzive, diskrete dhe të personalizuar;
Zhvillimi i marrëdhënieve afatgjata me klientët (“Clienteling”), përmes ndjekjes së historikut të blerjeve dhe personalizimit të komunikimit
Ndjekja e klientëve VIP (CRM – Client Relationship Management);
Menaxhimi dhe zgjidhja profesionale e ankesave dhe kërkesave të klientëve në përputhje me vlerat e shërbimit të brandit.
Menaxhimi i Brandit në Dyqan:
Zbatimi i manualit të Visual Merchandising (ekspozimi, ndriçimi, rregullimi i produkteve);
Kontrolli i produkteve për defekte dhe sigurimi që çdo artikull është i përsosur;
Udhëheqja e ekipit përmes motivimit dhe trajnimeve të vazhdueshme, me qëllim rritjen e angazhimit dhe performancës së secilit anëtar;
Monitorimi i imazhit dhe prezantimit personal të stafit (dress code, sjellje).
Siguria dhe Procedurat:
Zbatimi i rregullave të sigurisë për hapjen/mbylljen e dyqanit;
Monitorimi i kamerave dhe pajisjeve të sigurisë;
Trajnimi i stafit për të parandaluar humbjet dhe situatat e paparashikuara.
Raportimi:
Raportim ditor: shitjet, numri i klientëve, situatat e veçanta;
Raportim javor: performanca, stoket, problemet e hasura;
Raportim mujor: analiza e shitjeve, kosto, propozime për përmirësim.
Fusha dhe Ndikimi i Pozicionit:
Përgjegjësi mbi Buxhetin/Të ardhurat: Po
Përgjegjësi Supervizimi: Po
Menaxhim Kontratash: Jo
Marrëdhëniet Kryesore të Punës:
Brenda kompanisë: Brand Manager; Magazina Qendrore; Departamenti Finances; Departamenti i BNJ.
Jashtë kompanisë: Klientet
Kushtet e Punës:
Vendndodhja: Dyqanet Fashion
Orari i Punës: 6 dite te javes
Turne: Po
Karakteristikat e Personit:
Edukimi: Diplome Universitare
Kërkesa të Veçanta : Njohuri bazë kompjuterike (POS, email);
Përvoja e Punës: Minimumi 3 vite përvojë pune në shitje me pakice (preferohet ne industrine e fashion)
Gjuhë të Huaja : Anglisht
Aftësi dhe Zotësi:
Aftësi organizative dhe udhëheqëse ;
Aftësi për të punuar në mënyrë efektive si pjesë e një ekipi ;
Komunikim i shkëlqyer dhe orientim drejt klientit ;
I ndershëm, i besueshëm dhe me integritet.

Fashion · Tirane
I&A International perfaqeson grupin me te madh ne tregun e shitjes me pakice luksoze ne Shqiperi, duke numeruar mbi 30 dyqane ne Shqiperi dhe rajone fqinje.