
EPPC
EPPC Albania në emër të klientit të saj, një bankë dixhitale që ofron shërbime financiare të drejtuara nga teknologjia, me një fokus të fortë në inovacion dhe në përmirësimin e përvojës së klientit, është aktualisht në kërkim për një Specialist të Rekuperimit të Kredive.
Përgjegjësitë kryesore:
Kontakton klientët me pagesa të vonuara përmes telefonit, email-it, SMS-ve duke informuar mbi detyrimet dhe afatet e pagesës;
Ndjek sistematikisht portofolin e klientëve në vonesë, duke përcaktuar prioritetet sipas nivelit të riskut;
Komunikon me klientët për të identifikuar zgjidhje të përshtatshme për shlyerjen e detyrimeve dhe dakordëson për pagesat;
Monitoron pagesat dhe realizon ndjekjen e rastit deri në shlyerjen e detyrimit;
Identifikon dhe eskalon në kohë rastet që kërkojnë trajtim të mëtejshëm;
Dokumenton komunikimet dhe përgatit raporte periodike mbi ecurinë e pagesave;
Bashkëpunon ngushtë me ekipin e Risk & Legal dhe departamentet e tjera përkatëse;
Respekton politikat e bankës, standardet etike dhe rregullat për konfidencialitetin dhe mbrojtjen e të dhënave.
Kërkesat për këtë pozicion janë:
Diplomë universitare, preferohet në Ekonomi, Financë, Biznes ose fusha të ngjashme;
Eksperiencë e mëparshme në sektorin bankar në kreditim ose shërbim ndaj klientit;
Aftësi shumë të mira komunikimi dhe negocimi, veçanërisht në komunikimin telefonik, si dhe aftësi të mira komunikimi me shkrim nëpermjet email-it dhe SMS-ve;
Aftësi shumë të mira organizative dhe përgjegjshmëri në ndjekjen dhe përfundimin e proceseve;
Fleksibilitet dhe aftësi për t'u përshtatur me ndryshimet e një mjedisi pune dinamik dhe digjital;
Frymë bashkëpunimi dhe aftësi për të punuar efektivisht në ekip;
Njohuri të mira të MS Office dhe të gjuhës angleze, në të folur dhe në të shkruar.

Konsulence dhe Rekrutim · Tirane
ep & partners consultancy (EPPC) ltd. u themelua në Prill të vitit 2009 në Tiranë, Shqipëri. EPPC u krijua me qëllim të mbështesë kompanitë që operojnë në Shqipëri dhe në Kosovë në zhvillimin e stafit të tyre dhe për të lehtësuar shërbimet e burimeve njerëzore. Ne jemi tashmë kompania lider e burimeve njerëzore në rajon.
Aktiviteti i EPPC mbulon 4 pilarë kryesorë në fushën e: trajnimit dhe zhvillimit të stafit; kërkimit dhe seleksionimit; konsulencës dhe sondazhit të pagave dhe stafit me qira. Me një strukturë solide të shtrirë në 4 departamente kryesore konsulentët tanë ofrojnë zgjidhje të personalizuara me fokus nëvojën e klientit.