
HR Studio
HR Studio është në kërkim të një Koordinatoreje të Shitjeve në Terren, për një kompanie kliente. Kandidatja e përzgjedhur do të jetë përgjegjëse për koordinimin, monitorimin dhe mbështetjen e aktivitetit të ekipit të shitjeve në terren, duke siguruar komunikim efektiv, organizim të proceseve dhe ndjekje të vazhdueshme të objektivave të shitjes.
Pozicioni ushtrohet nga zyra dhe nuk kërkon angazhim të përditshëm në terren.
Koordinimi i përditshëm i aktivitetit të agjentëve të shitjeve në terren.
Ndjekja dhe monitorimi i realizimit të objektivave individualë dhe të ekipit.
Organizimi dhe përditësimi i planeve ditore dhe javore të punës së agjentëve.
Mbajtja e komunikimit të vazhdueshëm me ekipin e shitjeve për kërkesat dhe problematikat e përditshme.
Përgatitja e raporteve periodike mbi performancën dhe rezultatet e shitjeve.
Administrimi dhe përditësimi i të dhënave të klientëve, porosive dhe aktiviteteve të shitjes.
Koordinimi me departamentet e tjera për të siguruar përmbushjen në kohë të kërkesave të klientëve.
Identifikimi i problematikave në procesin e shitjeve dhe propozimi i zgjidhjeve për përmirësimin e performancës.
Arsim i lartë, preferohet në Administrim Biznesi, Ekonomi, Marketing ose fusha të ngjashme.
Eksperiencë e mëparshme në koordinimin e shitjeve, administrimin e shitjeve ose pozicione të ngjashme.
Njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office, veçanërisht Excel.
Aftësi shumë të mira organizative, komunikuese dhe koordinuese.
Aftësi për të analizuar të dhëna dhe për të përgatitur raporte shitjesh.
Përgjegjshmëri, korrektësi dhe vëmendje ndaj detajeve.
Aftësi për të menaxhuar disa procese njëkohësisht dhe për të punuar me objektiva.
Eksperienca në përdorimin e sistemeve CRM përbën avantazh.
Pagë konkurruese, në përputhje me eksperiencën dhe kualifikimet.
Ambient pune profesional dhe bashkëpunues.
Mundësi zhvillimi dhe rritjeje profesionale.
Pozicion me përgjegjësi dhe mundësi për të kontribuar drejtpërdrejt në performancën e ekipit të shitjeve.

Burime Njerezore · Tirane