
Coca-Cola
Coca-Cola Bottling Shqipëria sh.p.k (CCBS) është kompani lider në tregun Shqiptar të pijeve freskuese jo alkoolike me marka më të njohura ndërkombëtare.
Tek CCBS, ne jemi të bindur për rritjen e biznesit tonë, për kontributin në komunitetet lokale dhe në zhvillimin e burimeve njerëzore me anë të aftësive të forta organizative dhe me njerëzit e duhur në vëndin e duhur.
CCBS po kërkon kandidatë të përshtatshëm në pozicionin e punës: Mystery Shopper Veri
Roli dhe përgjegjësitë:
Viziton klientët në territorin që i është caktuar.
Ndjek me saktësi itinerarin e përcaktuar nga menaxheri dhe mbulon të gjitha pikat e shitjes të planifikuara.
Njeh në hollësi udhëzimet e RED dhe i plotëson anketat sipas këtyre kërkesave.
Mban një qasje profesionale dhe krijon një klimë pozitive në pikat e shitjes që inspekton.
Respekton dhe zbaton siç duhet çdo udhëzim të dhënë nga menaxheri.
Përshtatet me shpejtësi ndaj procedurave dhe situatave të reja të punës.
Aftësitë dhe kualifikimet:
Përvojë të mëparshme në shitje.
Përvojë në merchandising.
Nivel të lartë integriteti dhe besueshmërie.
Shkathtësi shumë të mira në komunikim.
Kujdes të lartë ndaj detajeve dhe memorie të mirë.
Aftësi për të ndërtuar me lehtësi marrëdhënie profesionale.
Fleksibilitet për t’u përshtatur shpejt me procedura dhe rrethana të reja.
Qasje të orientuar drejt përmbushjes së objektivave.
Aftësi të mira për vëzhgim dhe përgatitje raportesh me shkrim.
Aftësi për të punuar nën presion dhe për të përmbushur afate të shkurtra.
Gatishmëri për lëvizje në të gjithë territorin e Shqipërisë.
Patentë drejtimi e Kategorisë B.
Njohuri shumë të mira në përdorimin e Microsoft Excel dhe Outlook.
Të banoje në Shkoder, Lezhe, ose ne zonat perreth
Çfarë ofrojmë:
✔ Makinë në përdorim për realizimin e detyrave të punës.
✔ Paketë të mbulimit shëndetësor.
✔ Mundësi reale promovimi dhe zhvillimi të karrierës.
✔ Trajnime të shumta profesionale dhe programe zhvillimi.
✔ Pagë të 13-të
✔ Bonuse në varësi të performancës

Industria e pijeve (Beverage Industry) · Tirane