
Buzi Store
Buzi Store në kuadër të zgjerimit të stafit, po kërkon Operator të Shitjes Online të aftë dhe me përvojë me kohë të plotë për t'u bashkuar me ekipin tonë dinamik. Kandidatët idealë duhet të kenë aftësi të forta në komunikim dhe organizim, si dhe të jenë të orientuar drejt ofrimit të shërbimit të shkëlqyer ndaj klientit.
Përgjegjësitë:
• Menaxhimi i komunikimit me klientët përmes telefonit, SMS dhe aplikacioneve si WhatsApp ose rrjeteve sociale.
• Regjistrimi dhe ndjekja e porosive në sistemin ERP të kompanisë.
• Sigurimi i një përvoje të shkëlqyer të klientit përmes përgjigjeve të shpejta dhe efikase.
• Analizimi i feedback-ut të klientëve dhe propozuar përmirësime në shërbime.
• Monitorimi i proceseve të shitjes dhe krijimi i raporteve periodike.
• Bashkëpunimi ngushtë me Sektorin e Logjistikës dhe Kujdesit ndaj Klientit për përpunimin dhe dërgimin e porosive.
Kualifikimet dhe Kriteret:
• Diplomë universitare në fushën e menaxhim biznesi, marketing, shitje ose një fushë të ngjashme (është plus).
• Përvojë pune në shitje online ose pozicione të ngjashme.
• Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe organizimi.
• Aftësi të shkëlqyera organizative dhe planifikimi.
• Njohuri të mira të paketës Microsoft Office dhe programeve të menaxhimit të shitjeve.
• Fleksibilitet për të punuar në turne të ndryshme dhe për t'u përshtatur me rotacionin javor të turneve dhe në fundjavë kur është e nevojshme.

Marketing dhe Produkte · Tirane
Buzi Store është një kompani e themeluar ne vitin 1994 që nisi si sipërmarrje familjare fillimisht me artikuj sportivë dhe duke evoluar me pas në kategori që përfshijnë shumë sektorë duke nisur nga : Vegla palestre, Aksesorë e solucione makinash, elektroshtepiake , produkte të kujdesit personal, vegla pune, lodra, produkte elektrike , makina elektrike etj.
Me qendër në Tiranë dhe dyqane në disa prej qyteteve kryesore të Shqiperisë, franshizat tona gjenden në Fier, Durrës, Vlorë, Sukth, Korcë, Shkodër, Lezhë, Rroskovec.
Jemi gjithmonë gati të mirëpresim elemente të rinj që ti bashkohen skuadrës tonë!