Kalaja Talent Consulting kerkon te punesoje Teknolog/e Prodhimi.
Organizimi, koordinimi dhe ndjekja e proceseve të prodhimit të produkteve të bulmetit, si djathë kaçkavall, djathë i bardhë, salcë kosi, kos, gjizë etj.
Mbikëqyrja e të gjitha fazave të përpunimit të qumështit, duke siguruar zbatimin e teknologjisë dhe recetave të prodhimit.
Kontrolli i cilësisë së lëndës së parë dhe produkteve përfundimtare, duke garantuar përputhshmërinë me standardet e përcaktuara.
Monitorimi i parametrave teknologjikë gjatë prodhimit, si temperatura, koha e përpunimit, fermentimi dhe parametrat e tjerë përkatës.
Operimi dhe mbikëqyrja e linjave, makinerive dhe pajisjeve të prodhimit.
Ndjekja e mirëmbajtjes së pajisjeve dhe linjave të përpunimit, si dhe identifikimi dhe raportimi i problematikave teknike.
Sigurimi i zbatimit të standardeve të higjienës, sigurisë ushqimore dhe praktikave të mira të prodhimit (GMP/HACCP).
Evidentimi dhe raportimi i problematikave gjatë procesit të prodhimit dhe propozimi i masave për përmirësimin e tyre.
Hartimi i raporteve mbi proceset e prodhimit, cilësinë dhe performancën e linjave.
Bashkëpunimi me stafin e prodhimit dhe departamentet përkatëse për garantimin e vazhdimësisë dhe efikasitetit të proceseve.
Diplomë universitare në Teknologji Ushqimore, Teknologji Qumështi ose në një fushë të ngjashme.
Përvojë pune në industrinë ushqimore, veçanërisht në përpunimin e qumështit dhe prodhimin e produkteve të bulmetit.
Njohuri mbi teknologjinë e prodhimit të djathit, kosit, salcës së kosit, gjizës dhe produkteve të tjera të bulmetit.
Njohuri mbi operimin dhe mirëmbajtjen bazë të linjave dhe pajisjeve të prodhimit.
Njohuri mbi standardet e kontrollit të cilësisë dhe sigurisë ushqimore (HACCP).
Aftësi për të monitoruar dhe kontrolluar proceset teknologjike të prodhimit.
Aftësi organizative, analitike dhe për zgjidhjen e problematikave.
Përgjegjshmëri, korrektësi dhe aftësi për të menaxhuar ekipin e prodhimit.

Burime Njerezore · Tirane
Kalaja Talent Consulting Sh.p.k është një kompani e cila ofron konsulenca në sektorë të ndryshëm,kryesisht ne atë të shitjes,përzgjedhje stafi për biznese në të githë Shqipërinë dhe jashtë saj dhe trajnime në fusha të ndryshme.I përberë nga një ekip me një eksperiencë shumëvjecare në sektorin e shitjeve,burimeve njerëzore dhe marketingut Kalaja Talent Consulting siguron rezultatet maksimale për bashkëpunëtorët e saj.
Ne jemi këtu për të ndihmuar individët dhe kompanitë per te realizuar objektivat përkatëse.
Kalaja Talent Consulting i siguron bashkëpunëtorëve rezultate maksimale duke i ofruar këshilla dhe udhëzime të specializuara për të realizuar pritshmërite e tyre.Përmes trajnimeve ne ndihmojmë në përmirësimin e performancës së punonjësve ekzistues dhe atyre te rinj duke zhvilluar aftësitë e tyre dhe duke i përshtatur ata më mirë me nevojat e organizatës.
Misioni ynë është të ndihmojmë individët dhe organizatat të arrijnë suksesin e tyre duke ofruar shërbime të cilësisë së lartë dhe të personalizuara. Ne jemi përkushtuar për të ndërtuar lidhje të qëndrueshme me bashkepunetorët tane, duke vlerësuar integritetin dhe transparencën në çdo aspekt të veprimtarisë sonë.
Kalaja Talent Consulting Sh.p.k është themeluar në Tiranë,Prill 2024 nga Klejti Kalaja pas shumë vitesh eksperiencë në shitje, menaxhim dhe burime njerëzore.