Përshkrimi
Operatori Online është përgjegjës për ndjekjen e të gjithë ciklit të porosive online, duke siguruar që çdo hap i procesit – nga marrja e porosisë deri te dorëzimi – të realizohet në përputhje me standardet e kompanisë, brenda afateve dhe me saktësi maksimale.
Pozicioni: Operatore Online
Vendndodhja: TLP, Magazina Qendrore Jumbo, Univers City
Menaxhimi dhe ndjekja e porosive online.
Verifikimi i të dhënave të klientëve, produkteve, çmimeve dhe stokut.
Koordinimi me Supervizorin, logjistikën dhe departamentet përkatëse.
Kontrolli i përgatitjes dhe paketimit të porosive.
Identifikimi dhe raportimi i problematikave, vonesave apo mungesave në stok.
Përgatitja e raporteve dhe rakordimi i porosive.
Komunikimi me klientët për statusin e porosive, kur është e nevojshme.
Dhënia e sugjerimeve për përmirësimin e shërbimit dhe platformës E-commerce.
Arsim i lartë (përbën avantazh).
Eksperiencë në shitje online, E-commerce ose shërbim ndaj klientit (avantazh).
Njohuri të mira të gjuhës angleze.
Njohuri të Microsoft Office, veçanërisht Excel dhe Word.
Aftësi të tjera:
Aftësi të mira organizative dhe komunikuese.
Vëmendje ndaj detajeve, korrektësi dhe përgjegjshmëri.

Retail · Tirane
Kid Zone shpk është pjesë e BALFIN Group i specializuar në shitje me pakicë ku tregton në ambjentet e tij artikuj të ndryshëm për fëmijë si lodra, dhurata, libra, kancelari, veshje dhe aksesorë të shumëllojshëm për shtëpinë tuaj.
Profili i Grupit BALFIN: Balkan Finance Investment Group, BALFIN Group, është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë dhe SHBA, me afërsisht 5,000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.