
Dean
Kompania jonë, me aktivitet në fushën e gjelbërimit, peizazhit dhe tregtimit të bimëve dekorative, kërkon të punësojë një Financiere për t'iu bashkuar stafit tonë.
Pozicioni: Financiere
Orar i plotë pune.
Ambient profesional dhe bashkëpunues.
Pagesë e diskutueshme në varësi të eksperiencës dhe kualifikimeve.
Ndjekja dhe administrimi i dokumentacionit financiar.
Regjistrimi dhe kontrolli i faturave të shitjes dhe blerjes.
Ndjekja e pagesave dhe detyrimeve ndaj klientëve dhe furnitorëve.
Përgatitja e preventivëve për klientët.
Përgatitja dhe ndjekja e situacioneve të punimeve për projektet aktive të kompanisë.
Ndjekja dhe kontrolli i inventarit, si dhe monitorimi i hyrje-daljeve dhe lëvizjes së materialeve në projektet aktive të kompanisë.
Integritet i lartë profesional dhe personal, si dhe aftësi për të bashkëpunuar ngushtë me drejtuesit e kompanisë.
Diplomë në Financë, Kontabilitet ose Ekonomi.
Njohuri në programet financiare dhe Microsoft Office.
Përpikëri, përgjegjshmëri dhe aftësi të mira organizative.
Eksperienca e mëparshme nuk është e kusht skualifikues; kërkohet dëshirë për të mësuar, iniciativë dhe përkushtim në realizimin sa më efikas të detyrave.

Sherbime Gjelberimi · Vore
E themeluar në vitin 2009, kompania jonë operon në sektorin e gjelbërimit, peizazhit dhe tregtimit të bimëve dekorative, duke ofruar zgjidhje të integruara për krijimin, zhvillimin dhe mirëmbajtjen e hapësirave të gjelbra.
Aktiviteti ynë përfshin projektimin dhe planifikimin e peizazhit, realizimin e projekteve të gjelbërimit dhe furnizimin me bimësi dekorative për vila, rezidenca, komplekse banimi dhe hapësira të tjera private apo publike.
Një fokus i veçantë i kompanisë është zhvillimi i zgjidhjeve bashkëkohore të gjelbërimit, si gjelbërimi vertikal dhe gjelbërimi i tarracave (Green Roof), duke integruar natyrën në arkitekturën moderne dhe duke krijuar hapësira funksionale, estetike dhe të qëndrueshme.
Me eksperiencën e fituar ndër vite dhe një qasje të orientuar drejt cilësisë dhe detajeve, synojmë të ofrojmë zgjidhje profesionale që kombinojnë estetikën, funksionalitetin dhe qëndrueshmërinë, duke e kthyer çdo hapësirë në një mjedis më të gjelbër dhe më të jetueshëm.