
iClear Group
NJOFTIM PUNE
📍 Tiranë | Laborator, me prani fizike | Me kohë të plotë | E Hënë – E Premte, 08:00–17:00
iClear Group prodhon maskerina dhe produkte ortodontike dhe operon në Shqipëri dhe rajon. Ekipi ynë i Finishing po rritet. Kërkojmë një teknik/e të saktë dhe të disiplinuar që do të marrë përsipër finalizimin fizik të alinierëve, nga prerja me lazer deri te lustrimi dhe dorëzimi.
Çfarë do të bëni
Prerja me lazer
Do të konfiguroni dhe do të operoni makinën lazer industriale. Do të caktoni fuqinë, shpejtësinë, frekuencën e pulsit dhe numrin e kalimeve sipas llojit dhe trashësisë së folies.
Do të ngarkoni alinierët, do të importoni ose do të konfirmoni skedarët e konturit gingival (CAD/CAM) dhe do të ndiqni çdo cikël prerjeje.
Do ta kalibroni makinën çdo ditë dhe do të kryeni mirëmbajtjen parandaluese: pastrimin e optikës, kontrollin e aspirimit dhe lubrifikimin e sistemit CNC.
Prerja manuale dhe lustrimi
Do t’i prisni alinierët manualisht sipas linjës gingivale aty ku kërkohet.
Do t’i lustroni skajet me pasta abrazive dhe mjete të dedikuara.
Kontrolli i cilësisë dhe dorëzimi
Do të kontrolloni çdo maskerine: saktësinë e konturit (±0.1 mm), transparencën dhe integritetin strukturor. Skajet nuk duhet të kenë karbonizim.
Do t’i organizoni dhe do t’i etiketoni maskerinat sipas fazës dhe numrit të step-it, pastaj do t’ia dorëzoni serinë Team Leader-it.
Do të zbatoni me rreptësi protokollet e sigurisë lazer dhe rregullat e PPE.
Çfarë kërkojmë
Diplomë teknike ose shkollë profesionale. Përbën avantazh fusha: Teknikë Dentare.
Saktësi manuale të lartë dhe kujdes për detajet vizuale.
Disiplinë në ndjekjen e procedurave dhe aftësi për të mbajtur ritëm të qëndrueshëm në volum të lartë pune.
Aftësi për të punuar në ekip dhe për të komunikuar qartë.
Përbën avantazh
Përvoja me makina lazer industriale ose CNC, në çdo industri
Përvoja në prerjen e materialeve plastike (PETG, PU, folie dentare)
Çfarë ofrojmë:
Kontratë pune me kohë të plotë
Orar fiks, e Hënë – e Premte, 08:00–17:00, me 1 orë pushim dreke.
Trajnim të plotë në punë, përfshirë trajnimin e brendshëm.
Mundësi avancimi ne karriere.

Mjekësore dhe Shëndetësore · Tirane
E themeluar në vitin 2013, iClear Group është
transformuar në një forcë të jashtëzakonshme në
industrinë dentare, duke konkuruar me nje produkt
vendas ne nje treg te dominuar nga kompani te
huaja. Duke kombinuar standardet superiore me çmimet
konkurruese, kemi bërë trajtimet ortodontike me
maskerina më të aksesueshme dhe të përballueshme
per konsumatorin.
Kjo qasje na ka lejuar të hyjmë në treg në mënyrë
efektive dhe të pozicionohemi nder vite si lider ne kete
segment te industrise.
Udhëtimi ynë është shënjuar nga një rritje konstante,
duke dhënë vazhdimisht rezultate të jashtëzakonshme
dhe duke vendosur standarde të reja në kujdesin
ortodontik dhe dentar.