
iClear Group
KËRKOJMË: Shitës/e Terreni – Produkte Dentare & Ortodontike
iClear Group · Tiranë + territor · Me kohë të plotë
I njeh klinikat dentare? Atëherë ky vend është për ty.
iClear Group është kompani shqiptare e specializuar në aligner-a ortodontikë të padukshëm, protetikë dentare (iClear Lab Atelier Ceramic), dizajn digjital të rasteve, Klinikën iClear dhe Albanian Aligner Academy. Punojmë në Shqipëri dhe rajon.
Po ndërtojmë ekipin e shitjeve nga e para dhe kërkojmë personin që do të jetë fytyra e iClear te dentistët.
Roli yt
Shumicën e kohës do ta kalosh në terren. Do takosh dentistë, do ndërtosh marrëdhënie afatgjata me ta dhe do kthesh bisedat në porosi.
Vizita të rregullta në klinika dhe laboratorë dentarë në territorin tënd
Shitje e materialeve dentare (endodonti, materiale protetike), si dhe e aligner-ave iClear, punimeve protetike dhe kurseve të Akademisë
Fitim klientësh të rinj dhe rikthim i klinikave që kanë ndaluar porositë
Ndjekje e ofertave deri te porosia dhe regjistrim i aktivitetit në CRM
Informacion nga tregu: çfarë kërkojnë klinikat dhe çfarë ofron konkurrenca
Kë kërkojmë
Të paktën 2 vite përvojë në shitje B2B në terren
Përparësi kanë përfaqësuesit mjekësorë ose farmaceutikë, shitësit e materialeve dentare dhe kushdo me përvojë në klinikë ose laborator dentar
Njohja e klinikave dentare në Tiranë dhe në qytete të tjera është avantazh i madh
Patentë B dhe gatishmëri për lëvizje
Person bindës, këmbëngulës, i organizuar dhe që punon në mënyrë të pavarur
Arsim i lartë (përparësi: profil mjekësor, farmaci ose ekonomi)
Çfarë të ofrojmë
Pagë bazë dhe komision mujor nga shitjet
Onboarding i vërtetë: ditë në laborator dhe në klinikë, trajnim mbi produktet.
Kontratë pune pa afat, 22 ditë pushim vjetor, zbritje në Klinikën iClear
Mundësi për t’u rritur në drejtues ekipi, ndërsa departamenti i shitjeve zgjerohet

Mjekësore dhe Shëndetësore · Tirane
E themeluar në vitin 2013, iClear Group është
transformuar në një forcë të jashtëzakonshme në
industrinë dentare, duke konkuruar me nje produkt
vendas ne nje treg te dominuar nga kompani te
huaja. Duke kombinuar standardet superiore me çmimet
konkurruese, kemi bërë trajtimet ortodontike me
maskerina më të aksesueshme dhe të përballueshme
per konsumatorin.
Kjo qasje na ka lejuar të hyjmë në treg në mënyrë
efektive dhe të pozicionohemi nder vite si lider ne kete
segment te industrise.
Udhëtimi ynë është shënjuar nga një rritje konstante,
duke dhënë vazhdimisht rezultate të jashtëzakonshme
dhe duke vendosur standarde të reja në kujdesin
ortodontik dhe dentar.