Kalaja Talent Consulting kerkon te punesoje Jurist/e.
Asistimi në përgatitjen, hartimin dhe shqyrtimin e kontratave, marrëveshjeve dhe dokumenteve të ndryshme ligjore.
Përgatitja e shkresave zyrtare, kërkesave dhe dokumentacionit juridik.
Ndjekja dhe administrimi i dokumentacionit ligjor dhe kontraktor të kompanisë.
Kërkimi, interpretimi dhe monitorimi i ndryshimeve në legjislacionin shqiptar.
Asistimi në ndjekjen e procedurave administrative dhe ligjore pranë institucioneve përkatëse.
Sigurimi i përputhshmërisë së veprimtarisë së kompanisë me legjislacionin në fuqi.
Ndjekja e afateve ligjore dhe detyrimeve kontraktuale.
Ofrimi i mbështetjes ligjore për departamentet e tjera të kompanisë.
Bashkëpunimi me juristët dhe strukturat përkatëse për trajtimin e çështjeve ligjore.
Diplomë universitare në Drejtësi.
1–2 vite përvojë pune në pozicione të ngjashme.
Njohuri të mira mbi legjislacionin shqiptar dhe procedurat administrative e ligjore.
Përvojë bazë në hartimin dhe shqyrtimin e kontratave dhe dokumentacionit juridik.
Njohuri të mira të paketës MS Office.
Aftësi shumë të mira komunikuese, analitike dhe organizative.
Vëmendje ndaj detajeve, korrektësi dhe përgjegjshmëri.
Aftësi për të punuar në grup dhe për të respektuar afatet kohore.
Dëshirë për zhvillim dhe rritje profesionale në fushën juridike.

Burime Njerezore · Tirane
Kalaja Talent Consulting Sh.p.k është një kompani e cila ofron konsulenca në sektorë të ndryshëm,kryesisht ne atë të shitjes,përzgjedhje stafi për biznese në të githë Shqipërinë dhe jashtë saj dhe trajnime në fusha të ndryshme.I përberë nga një ekip me një eksperiencë shumëvjecare në sektorin e shitjeve,burimeve njerëzore dhe marketingut Kalaja Talent Consulting siguron rezultatet maksimale për bashkëpunëtorët e saj.
Ne jemi këtu për të ndihmuar individët dhe kompanitë per te realizuar objektivat përkatëse.
Kalaja Talent Consulting i siguron bashkëpunëtorëve rezultate maksimale duke i ofruar këshilla dhe udhëzime të specializuara për të realizuar pritshmërite e tyre.Përmes trajnimeve ne ndihmojmë në përmirësimin e performancës së punonjësve ekzistues dhe atyre te rinj duke zhvilluar aftësitë e tyre dhe duke i përshtatur ata më mirë me nevojat e organizatës.
Misioni ynë është të ndihmojmë individët dhe organizatat të arrijnë suksesin e tyre duke ofruar shërbime të cilësisë së lartë dhe të personalizuara. Ne jemi përkushtuar për të ndërtuar lidhje të qëndrueshme me bashkepunetorët tane, duke vlerësuar integritetin dhe transparencën në çdo aspekt të veprimtarisë sonë.
Kalaja Talent Consulting Sh.p.k është themeluar në Tiranë,Prill 2024 nga Klejti Kalaja pas shumë vitesh eksperiencë në shitje, menaxhim dhe burime njerëzore.