Pozicioni Vakant:
Operatore Kase/Desku Globe Qender
Detyrat:
Regjistrimi i klienteve në sistem;
Regjistrimi i Shitjeve dhe Arkëtimeve;
Plotësimi dhe kontrolli i Dokumentacionit të magazinës (hyrje/dalje).
Kualifikimet
Të ketë përfunduar arsimin e lartë preferohet Fakulteti I Ekonomisë;
Të ketë njohuri në përdorimin e programit Financa 5;
Të ketë njohuri në përdorimin e programeve bazë kompjuterike;
Eksperiencë në një punë të ngjashme;
Të ketë aftësi të shkëlqyera komunikimi;
Të jetë person i përgjegjshëm dhe korrekt;
Disponueshmeria per te punuar me turne.

Tirane
Kompania nisi aktivitetin në fushën e tregtimit të pajisjeve elektroshtëpiake dhe elektronike në vitin 2002, me showroom-in e parë “Electrolux’’ në Tiranë. Hap pas hapi, ajo u konsolidua duke arritur të jetë një nga kompanitë lider në vend. Në vitin 2007 hapet Qendra “Globe home expert” me vendndodhje në Rrugën e “Kavajës” me një sipërfaqe totale 2000 m² duke paraqitur një imazh të ri në fushën e teknologjisë, në shërbimin cilësor dhe kualifikimin e duhur të një stafi profesional.
Sot ne jemi krenarë të themi se në cdo dyqan Globe në te gjithë Shqiperinë, klientët tanë do të gjejnë gjithmonë të njëjtin standart shërbimi të dedikuar kërkesave të klientëve tanë.