
FED invest
NJOFTIM PUNËSIMI
SHKK FED invest, institucion me aktivitet të suksesshëm 34 vjecar në financat rurale, shpall konkurimin për vend të lirë pune, në pozicionin:
Përgjegjës i Sektorit të Riskut Operacional
FED invest kërkon të punësojë një ppunonjes të kualifikuar për pozicionin “Përgjegjës i Sektorit të Riskut Operacional”, i cili do të jetë përgjegjës për drejtimin dhe koordinimin e proceseve të identifikimit, vlerësimit, monitorimit dhe raportimit të risqeve, duke kontribuar në forcimin e sistemit të kontrollit të brendshëm dhe në administrimin efektiv të ekspozimeve ndaj riskut në institucion.
Përgjegjësitë kryesore
· Drejton, organizon dhe mbikëqyr aktivitetin e Sektorit të Riskut Operacional, duke siguruar realizimin e objektivave dhe zbatimin e politikave e procedurave të institucionit.
· Koordinon procesin e identifikimit, vlerësimit, monitorimit dhe raportimit të rrezikut operacional në Zyrën Qendrore dhe rrjetin e degëve.
· Analizon ekspozimet ndaj riskut, identifikon dobësitë e kontrolleve të brendshme dhe propozon masa korrigjuese e parandaluese për reduktimin e tyre.
· Organizon dhe monitoron proceset e identifikimit të rasteve të dyshuara të mashtrimit, në bashkëpunim me strukturat përgjegjëse.
· Monitoron treguesit kryesorë të riskut dhe respektimin e limiteve të brendshme dhe kërkesave rregullatore.
· Koordinon përgatitjen e raporteve periodike të riskut për organet drejtuese dhe raportimet për autoritetet mbikëqyrëse.
· Bashkëpunon me departamentet dhe strukturat e institucionit për vlerësimin e risqeve në proceset, produktet dhe aktivitetet e ndryshme.
· Identifikon mundësi për përmirësimin e metodologjive, procedurave dhe mekanizmave të administrimit të riskut, duke ndjekur zbatimin e masave të rekomanduara.
Kriteret e përzgjedhjes
Arsimimi dhe eksperienca, Njohuritë dhe aftësitë profesionale
· Diplomë universitare në Ekonomi, Financë, Kontabilitet, Administrim Biznesi ose fusha të ngjashme.
· Eksperiencë profesionale së paku 5 vjet në sektorin financiar, bankar, mikrofinancë ose institucione të ngjashme.
· Eksperiencë e mëparshme në administrimin e riskut, kontrollin e brendshëm, auditimin ose funksione të ngjashme.
· Eksperienca në drejtimin e ekipeve ose koordinimin e proceseve përbën avantazh.
· Njohuri të mira mbi administrimin e riskut operacional, sistemet e kontrollit të brendshëm dhe kuadrin rregullator të institucioneve financiare.
· Aftësi të mira analitike dhe interpretimi të të dhënave financiare dhe operacionale.
· Aftësi në hartimin e raporteve, analizave dhe rekomandimeve për strukturat drejtuese.
· Njohuri shumë të mira të paketës MS Office, veçanërisht Excel.
· Njohja e gjuhës angleze përbën avantazh.
Aftësi personale dhe menaxheriale
· Aftësi të mira drejtuese, organizative dhe koordinuese.
· Integritet, profesionalizëm dhe ndjenjë të lartë përgjegjësie.
· Aftësi për të analizuar problematikat dhe për të propozuar zgjidhje.
· Aftësi shumë të mira komunikimi dhe bashkëpunimi ndërinstitucional.
· Vëmendje ndaj detajeve dhe aftësi për të punuar me afate dhe prioritete të ndryshme.
Paga dhe kushtet e punës janë konkurruese.
Të interesuarit duhet të dergojne, pranë SHKK FED invest, Departamenti i Burimeve Njerëzore, në adresat e e-mailit: [email protected], dokumentat e mëposhtme:
- CV ne gjuhen Shqipe.
Aplikimet pranohen deri më datë 06.12.2026.
Vetëm aplikantët fitues nga seleksionimi i CV- ve, do të njoftohen për fazat e mëtejshme të konkurimit.

Financë/Bankë · Tirane
FED invest është institucioni i parë i mikrofinancës në Shqipëri. FED invest përfaqëson organizatën kooperativë financiare më e madhe në vend me 9.2 Miliardë Lekë Total Asetesh, një Portofol Kredie mbi 7.4 Miliardë Lekë dhe Total Depozitash mbi 6 Miliardë Lekë. Me mbi 105 mijë anëtarë të shërbyer nëpërmjet 54 degëve në të gjithë vendin FED invest mbulon mbi 3 000 fshatra anembanë vendit.
Si lider në ofrimin e zgjidhjeve financiare të përballueshme për të gjithë fermerët, FED invest ka një ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin social-ekonomik të Shqipërisë, me mbi 300 000 kredi dhe gjysmë miliard euro të injektuara në ekonomi përgjatë 34 viteve aktivitet.