
GLOBE
Pozicioni Vakant: Magazinier
Detyrat:
Menaxhimi i stafit
Sigurohet qe stafi te jete prezent ne pune sipas orareve te paracaktuara.
Sigurohet qe stafi te mare trajnimin e nevojshem per cdo proces pune.
Kontrollon zbatimin me pergjegjesi te detyrave respektive te stafit te depos.
Pasi identifikon nevojat dhe problemet, kerkon trajnime te herepashershme per stafin.
Kontrollon organizimin e sakte te punes , ndarjen e detyrave , ndarjen e porosive , grafikun e transporteve.
Detyra Operative
Mbikqyrja e proceseve te perditshme te magazines.
Planifikimi dhe organizimi i dergesave dhe pranimeve te mallrave.
Organizon inventarin e permuajshem te Magazines sipas grafikut te paracaktuar.
Ndjek procesin e inventarit dhe situatat me verifikimet perkatese
Raporton prane departamentit te finances ne lidhje me rezultatet e kontrollit te inventarit.
Ndjek proceset e verifikimeve te ndryshme ne lidhje me diferencat e inventarit .
Mbikqyrja e procesit te ngarkimit dhe shkarkimit te mallrave.
Komunikimi me departamentet e tjera per te siguruar shperndarjen dhe marrjen e mallrave ne kohe.
Kujdeset per zbatimin dhe permiresimin e struktures se perberjes fizike te depos
Sigurimi i kushteve te sigurise dhe mbajtja e nje mjedisi pune te paster te sigurt dhe te rregullt.
Kualifikimet:
Eksperience te meparshme ne menaxhimin e magazines (minimalisht 2 vite).
Aftesi shume te mira menaxheriale dhe organizative.
Njohuri ne kryerjen e inventarit dhe te programeve të magazines.
Aftesi per te udhehequr dhe motivuar nje ekip.
Aftesi te shkelqyera komunikimi dhe menaxhimi te kohes.
Njohuri të rregullave dhe procedurave të sigurisë në magazinë.

Tirane
Kompania nisi aktivitetin në fushën e tregtimit të pajisjeve elektroshtëpiake dhe elektronike në vitin 2002, me showroom-in e parë “Electrolux’’ në Tiranë. Hap pas hapi, ajo u konsolidua duke arritur të jetë një nga kompanitë lider në vend. Në vitin 2007 hapet Qendra “Globe home expert” me vendndodhje në Rrugën e “Kavajës” me një sipërfaqe totale 2000 m² duke paraqitur një imazh të ri në fushën e teknologjisë, në shërbimin cilësor dhe kualifikimin e duhur të një stafi profesional.
Sot ne jemi krenarë të themi se në cdo dyqan Globe në te gjithë Shqiperinë, klientët tanë do të gjejnë gjithmonë të njëjtin standart shërbimi të dedikuar kërkesave të klientëve tanë.